Lajme

S’ka ndryshim në qasjen e BE-së për masat ndaj Kosovës, veç është përsëritur qëndrimi i vitit të kaluar

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 10 August 2024

Shtimi eventual i masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian (BE) ndaj Kosovës, do ta thellonte padrejtësinë.

Kështu thotë Qeveria e Kosovës për Radion Evropa e Lirë, duke komentuar deklaratat e zyrtarëve të Bashkimit Evropian, të cilët kanë përsëritur më 8 gusht qëndrimin se masat mund të reduktohen, mund të hiqen, por mund edhe të shtohen varësisht nga hapat që ndërmarrin autoritetet e Kosovës në përpjekje për të shtensionuar situatën në veri të vendit.

Masat ndaj Kosovës ishin vendosur në qershor të vitit të kaluar, si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur kryetarët shqiptarë – të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët lokalë – nisën detyrën e tyre në komunat në veri.

-Advertisement-

Masat e tilla janë ende në fuqi

Qeveria e Kosovës ka theksuar se masat

Shtimi eventual i masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian (BE) ndaj Kosovës, do ta thellonte padrejtësinë.

Kështu thotë Qeveria e Kosovës për Radion Evropa e Lirë, duke komentuar deklaratat e zyrtarëve të Bashkimit Evropian, të cilët kanë përsëritur më 8 gusht qëndrimin se masat mund të reduktohen, mund të hiqen, por mund edhe të shtohen varësisht nga hapat që ndërmarrin autoritetet e Kosovës në përpjekje për të shtensionuar situatën në veri të vendit.

Masat ndaj Kosovës ishin vendosur në qershor të vitit të kaluar, si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur kryetarët shqiptarë – të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët lokalë – nisën detyrën e tyre në komunat në veri.

Masat e tilla janë ende në fuqi.

Qeveria e Kosovës ka theksuar se masat e tilla “nuk janë zgjidhje” dhe se, sipas saj, “koha ka dëshmuar se kanë qenë të padrejta”.

“Ato vazhdojnë të jenë të tilla për aq kohë sa janë në fuqi. Shtimi i tyre vetëm sa do ta thellonte padrejtësinë”, thuhet në komentin e Qeverisë për Radion Evropa e Lirë.

Qeveria e Kosovës është shprehur e indinjuar pse BE-ja, sipas saj, “nuk ka ndërmarrë masa ndaj Serbisë”, e cila pas sulmit të grupeve të armatosura serbë në Banjskë të Zveçanit, shtatorin e vitit të kaluar, “po e strehon dhe financon Millan Radoiçiqin”.

Radoiçiq kishte marrë mbi vete përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në veri të Kosovës në shtator të vitit 2023, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Në përleshjet që pasuan me policinë, u vranë edhe tre serbë të armatosur, pjesë e grupit të udhëhequr nga Radoiçiq. Ndaj Radoiçiqit ende nuk ka aktakuzë në Serbi, por as në Kosovë.

“BE-ja vetëm ka ripërsëritur qëndrimin e vitit të kaluar”

Burimet diplomatike të Bashkimit Evropian (BE) i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se nuk ka ndonjë ndryshim në qasjen e Bashkimit Evropian (BE) lidhur me masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Sipas tyre, “BE-ja vetëm ka përsëritur qëndrimin e shprehur para më shumë se një viti”, kur ishin vendosur masat, për të cilat kishin deklaruar se janë të përkohshme.

Asokohe ishte thënë se masat mund të reduktohen, mund të hiqen, por mund edhe të shtohen varësisht nga hapat që ndërmarrin autoritetet e Kosovës në përpjekje për të shtensionuar situatën në veri të vendit.

Në këtë kontekst, sipas burimeve diplomatike të BE-së është edhe deklarata e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, e 8 gushtit, sipas së cilës, në vend të hapave që do të çonin në uljen e tensioneve, “janë ndërmarrë shumë e më shumë hapa dhe vendime të njëanshme që çojnë drejt përshkallëzimit”.

“Pra, kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të ashpërsohen nëse për një gjë të tillë pajtohen të gjithë aktorët e BE-së”, tha Stano.

Stano u është referuar veprimeve të autoriteteve të Kosovës, të cilat më 5 gusht mbyllën nëntë degë të Postës së Serbisë, pasi thanë se ato vepronin në veri të Kosovës pa licencë. Përveç BE-së, edhe Shtetet e Bashkuara e kritikuan këtë vendim.

Po ashtu, komuniteti ndërkombëtar po kundërshton edhe hapjen e urës mbi lumin Ibër, që Qeveria e Kosovës synon ta hapë për qarkullimin e automjeteve.

Shtetet e QUINT-it – SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia – ditëve të fundit deklaruan se nuk e mbështesin hapjen e urës në këtë moment.

Qeveria e Kosovës, megjithatë ka theksuar për Radion Evropa e Lirë se mbyllja e degëve të Postës së Serbisë në veri “është çështje e sundimit të ligjit”, ndërkaq hapja e urës së Mitrovicës mbi lumin Ibër “është çështje e lirisë së plotë të lëvizjes, sundimit të ligjit dhe respektimit të marrëveshjeve të dala nga Brukseli që në vitin 2015”, si dhe “kontribut i drejtpërdrejtë i integrimit të mëtejmë të qytetarëve tanë”./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera