Fokus

S’ka heqje vizash sot, Këshilli Evropian nuk vendos për liberalizimin e vizave

Autori: Islam Morina 10:48 | 23 June 2022

Pa të drejtë është krijuar përshtypja se sot Kosova mund ta merr liberalizimin e vizave, kjo falë një prononcimi të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, i cili ditë më parë deklaroi se më 23 qershor Kosova mund të shpërblehet me liberalizim vizash.

Por, proceduralisht Këshilli Evropian nuk mund të merr vendim për një gjë të tillë, pasi kjo është kompetencë e Këshillit të Ministrave të BE-së, apo siç njihet ndryshe edhe vetëm si ‘Këshilli’.

Kështu ka thënë në një prononcim për Gazetën Infokus, Agron Hoti, studiues dhe njohës i mirë i çështjeve evropiane dhe vendimmarrjes në BE.

-Advertisement-

“Këshilli Evropian ku ulen Kryeministrat/Kryetarët e shteteve anëtare të BE-së s’është institucioni i BE-së që vendos për heqje vizash. Këshilli Evropian mund të bëjë ose jo vetëm një deklaratë pro heqjes së vizave, por jo më shumë, sepse nuk është organ vendimmarrës.

Është Këshilli i Ministrave të BE-së (Këshilli) që sipas Metodës Komunitare (Community Method) vendos për heqje vizash pas rekomandimit të Komisionit Evropian dhe votimit pro të Parlamentit Evropian.

Prandaj, më 23-24 qershor në Bruksel takohet Këshilli Evropian e jo Këshilli i Ministrave të BE-së. Në paraditen e 23 qershorit mbahet takimi i Këshillit Evropian me Kryeministrat/Kryetarët e Vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Agron Hoti për Gazetën Infokus.

Madje bazuar në agjendën e publikuar për takimin e ditës së sotme të Këshillit Evropian, as Kosova, as Shqipëria e as Maqedonia e Veriut s’janë përmendur në “background information”.
Kosova tash e një kohë të gjatë është në pritje të marrjes së liberalizimit të vizave, pasi ka përmbushur të gjitha kriteret e parashtruara nga BE-ja, por që janë disa shtete që po e bllokojnë procesin.

Në rast se sot në Samitin BE-Balkani Perëndimor nuk ka asgjë konkrete për sa i përket liberalizimit të vizave – atëherë është paralajmëruar protestë para zyrave të Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Kujtojmë që në rast se sot në Samitin BE-Balkani Perëndimor nuk ka asgjë konkrete për sa i përket liberalizimit të vizave,  atëherë është paralajmëruar protestë para zyrave të Bashkimit Evropian në Prishtinë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera