Rozë

“S’jam as i pari, as i fundit”, Ledri shpalos detaje- Flet për raportin me Sarën dhe për vajzën e tyre

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 29 December 2024

Këngëtari Ledri ishte i ftuari i radhës në rubrikën “Galeri” në E Diell.

Ai rrëfeu mes emocionesh, ndarjen nga Sara Hoxha, me të cilën ka edhe një vajzë, Poem.

Si ka qenë eksperienca jote familjare?

-Advertisement-

Ledri: Eksperiencë shumë e bukur, deri tek lindja e Poit, nëse një ditë është më e veçanta, është lindja e Poit, vitet që kanë fluturu më shpejt.

Si mendon pse mund të vijë një ndarje?

Ledri: Nuk e di, ka gjëra të pashpjegueshme, ndodhin gjërat, jeta, s’jam as i pari, as i fundit, me rëndësi është si e vazhdon, kemi një raport shumë të mirë, jemi shokë ende me Sarën dhe gjithçka bëjmë për Poin, ajo qysh ka ardh deri aty as e kemi mendu, as e kemi fol me tregu drejt, por që ka ardh.

Si janë marrëdhëniet me vajzën?

Ledri: Me vajzën marrëdhënie të shkëlqyeshme, jam shumë i lumtur që jam në emision me ty, por mezi po pres me ik se e kam në Tiranë, me ik me e taku. Vij e marr në Tiranë, rri një javë, merremi vesh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion fuqizon ragbin në Kosovë, Prishtina mirëpret Turneun Ndërkombëtar “Europe 7’s Conference”
-Advertisement-

Të tjera