Lajme

Sindikata për bllokimin e minatorëve: Situata alarmante, duhen veprime urgjente në Trepçë

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 08 October 2026

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka shprehur shqetësim të thellë me rastin e bllokimit të 63 minatorëve në horizontin e 11-të të minierës, duke bërë që për orë të tëra të mos arrijnë të dalin.

Sipas kësaj sindikate, ky rast është një alarm serioz për gjendjen e sigurisë në Trepçë, duke kërkuar që kjo të mos kalojë në heshtje.

“Sindikata ka ngritur vazhdimisht shqetësimet për kushtet e punës, pajisjet e vjetruara, rrugët e emergjente, rreziqet profesionale dhe mungesën e investimeve në sigurinë dhe shëndetin e minatorëve. Minatorët nuk mund të vazhdojnë të punojnë çdo ditë me frikën se një defekt teknik mund t’u rrezikojë jetën.”, thuhet në reagim.

-Advertisement-

Nga kjo sindikatë kanë kërkuar nga institucionet përgjegjëse hetim të plotë dhe transparent të rastit, përcaktimin e përgjegjësive dhe vlerësim urgjent të gjendjes së pajisjeve, infrastrukturës, rrugëve të emergjencës dhe sistemeve të sigurisë në minierë.

“Kërkojmë gjithashtu investime urgjente nga shteti në sigurinë e minatorëve. Nuk mjaftojnë deklaratat dhe reagimet vetëm pas incidenteve.”, thuhet tutje.

Sindikata ka thënë se nuk mund të jenë vetëm mediat ato që pasqyrojnë situatën e minatorëve, pasi sipas saj, institucionet duhet të jenë ato që duhet të veprojnë.

“Trepça mund të jetë pasuri strategjike e Kosovës, por mbi çdo pasuri qëndron jeta dhe shëndeti i minatorit. Mos të presim që një incident i radhës të kthehet në tragjedi. Tani është momenti për veprim!”, thuhet në reagim.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy