Lajme

Simmons sërish kundër BE-së, e pyet Lajçakun për interesat e popullit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 02 March 2021

Ish-shefi i gjykatësve të misionit evropian në Kosovë, EULEX, Malcolm Simmons, i ka reaguar të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës Vjos Osmani, tha se prioritetet e BE-së janë gjithashtu krijimi i vendeve të reja të punës dhe luftimi i korrupsionit.

Në një reagim në Twitter, Simmons e ka pyetur Lajçakun se çfarë ka për të thënë lidhur me interesant, aspiratat dhe prioritetet e popullit të Kosovës.

“Ah, po. Gjithmonë “prioritetet” e BE-së. Por çka rreth interesave, aspiratave dhe ‘prioriteteve’ të popullit të Kosovës, Z. Lajçak?”, shkroi ish-gjykatësi Malcolm Simnons.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera