Sport

Simeone e pranon, Chelsea ishte skuadër më e mirë

Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 27 September 2017

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone e ka pranuar se Chelsea ishte skuadër më e mirë dhe e meritoi fitoren.

Chelsea ka shënuar fitore të ngushtë prej 1:2 në udhëtim te Atletico, për të kryesuar grupin me 6 pikë, duke lënë spanjollët në vendin e tretë me vetëm një pikë.

Të merituar këtë fitore të Chelseat e sheh edhe Simeone, i cili tha se mysafirët ishin më të mirë në çdo aspekt.

“Chelsea ndihej më shumë komod se sa ne dhe fituan. Ata ishin superior taktikisht dhe fizikisht. Është skuadër shumë garuese dhe me mëritë shënoi fitore”, tha Simeone pas ndeshjes.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera