Fokus

Simbolikat e Albin Kurtit – Karriga dhe lëngu që presin Isa Mustafën

Autori: Halil Berisha 10:28 | 20 January 2020

Një lëng molle dhe një karrige e zbrazët presin Isa Mustafën. Jo pa qëllim duket të jenë lënë përkrah Albin Kurtit të Lëvizjes Vetëvendosje, këto simbolika, në vendin që zakonisht ulej kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Krerët e dy partive, për më shumë se tre muaj u takuan, por pa rezultat.

Këta nuk arritën marrëveshje që të qeverisin bashkë, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

E pas përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit, thuajse çdo takim i bën në Kuvendin e Kosovës.

Aty edhe pijet i kishin të njëjta.

Por, tash më 20 janar, pavarësisht se nuk ka marrëveshje, partia e Kurtit dorëzoi një shkresë tek Presidenti i Kosovës, ku edhe propozuan për mandatar Albin Kurtin, shkruan gazeta inFokus.

Ky i fundit, menjëherë doli me një video, por jo në zyrën e tij.

Videon e kishte bërë nga Kuvendi, në po të njëjtin vend ku takohej me Isa Mustafën.

Madje, duke e ftuar për takim, në kuadër të kamerës shihet edhe një karrige e zbrazët, e cila nuk duket se u lë pa qëllim aty nga Kurti, shkruan gazeta inFokus.

Ajo sikur ishte aty duke thirrë Mustafën që të takohen prapë.

Madje, duke qenë se edhe pijet i kishin të njëjta, për pak sekonda në fillim të videos shihet edhe një lëng e një shishe ujë sikur e Kurtit, që ishin në afërsi të karrigës së zbrazët./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera