Sport

Sigal Prishtina vjen me një lajm të rëndësishëm

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 23 October 2017

KB Prishtina ka dhënë një lajm të rëndësishëm për tifozët e saj.

Skuadra nga kryeqyteti njofton se edhe ndeshja e kthimit ndaj BC Khimik do të luhet në Prishtinë.

Është FIBA që ka miratuar kërkesën që kjo ndeshje të luhet në Prishtinë, pasi Ukraina nuk i njeh pasaportat e Kosovës.

-Advertisement-

Lajm i rëndësishëm për Prishtinën:

Me kërkesë të të dyja klubeve, SIGAL Prishtina dhe BC Khimik, FIBA ka miratuar që ndeshja e dytë BC Khimik v SIGAL Prishtina të luhet në Prishtinë.

Meqenëse Ukraina nuk njeh Kosovën e as pasaportat tona, ndeshja e dytë ndaj BC Khimik do të luhet përsëri në Prishtinë, mirëpo kësaj radhe “bardh e kaltërit” do të jenë në cilësinë e mysafirit.

Pra, së pari të mërkurën më 25 tetor, SIGAL Prishtina v BC Khimk me fillim nga ora 20:30, kurse menjëherë pas dy ditësh, të premten më 27 tetor, BC Khimik v SIGAL Prishtina.

Së bashku për fitore!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera