Si të shpejtoni nxjerrjen e gurëve të veshkave nga trupi
Autori: Gazeta inFokus 07:14 | 16 September 2021
Veshkat janë përgjegjëse për eliminimin e mineraleve të ndryshme nga gjaku, nëpërmjet urinës. Në shumë raste, sasi të larta mineralesh akumulohen në veshka duke formuar gurë. Kur gurët janë të vegjël ato dalin nga trupi me më shumë lehtësi.
Kur gurët janë të mëdhenj ato ngecin në kanalin që lidh veshkën me fshikzën e urines dhe shkaktojnë dhimbje. Një gjë e tillë shkakton edhe infeksion apo dëmtim të veshkave.
Sa Kohë U Nevojitet Gurëve Në Veshka Të Dalin Nga Trupi
Faktorët që përcaktojnë kohën që u nevojitet gurëve në veshka të dalin nga trupi janë: përmasat dhe vendndodhja. 80% e gurëve në veshka që janë më të vegjël se 4 milimetra dalin vetë nga trupi për 31 ditë. 60% e gurëve në veshka që janë rreth 4 deri në 6 milimetra dalin vetë nga trupi për 45 ditë.
20 përqind e gurëve në veshka më të mëdhenj se 6 milimetra dalin vetë nga trupi në 12 muaj. Eliminimi i gurëve më të mëdhenj kërkon ndërhyrje kirurgjikale. Gurët mund të formohen në fillim të kanalit të sipërpërmendur ose në pjesën fundore të tij që është pranë fshikëzës.Sipas studimeve, 48% e gurëve që formohen në fillim të kanalit dhe 79% e atyre që formohen në fund të kanalit nuk kanë nevojë për ndërhyrje.
Si Të Përshpejtoni Procesin e Nxjerrjes Së Gurëve Jashtë Trupit
Mënyra më e mirë për të përshpejtuar procesin e nxjerrjes së gurëve nga trupi është që të pini sa më shumë ujë. Uji nxit urinimin dhe ndihmon në daljen sa më shpejtë të gurëve. Këshilla të tjera për këtë problem janë:
-Kufizoni sasinë e proteinave,
-Kufizoni sasinë e kalçiumit,
-Konsumoni më pak kripë,
-Hani më shumë agrume.
Agrumet përmbajnë disa substanca të cilat pengojnë formimin e gurëve në veshka.
Kur Duhet Të Shkoni Tek Mjeku?
Ekspertët thonë se njerëzit që kanë simptomat e mëposhtme duhet të vizitohen sa më parë tek mjeku.
-Dhimbje të forta në pjesën anësore ose në shpinë.
-Djegie gjatë urinimit,
-Ethe dhe temperaturë,
-Të vjella,
-Gjak në urinë.
Në rastet e një ndërhyrje kirurgjikale, njeriu mund të rifillojë aktivitetin normal të paktën 2 ditë pas operacionit.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...