Si të përmirësoni tretjen pas të dyzetave
Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 09 June 2022
Metabolizmi është lehtësisht i ndikueshëm nga shumë procese fizike dhe kimike që ndodhin në organizmin e njeriut.
Për kryerjen e kësaj pune, trupi përdor ushqimet që hamë që t’i konvertojë ato në energji.
Sistemi tretës i njeriut është i pajisur me shumë substanca kimike të cilat shpërbëjnë ushqimin dhe e kthejnë atë në energji.
Metabolizmi kontrollohet nga sistemi nervor dhe hormonet por ndikohet fort nga plakja.
Me kalimin e viteve, metabolizmi ngadalësohet dhe njeriu ka tendencën të shtojë në peshë.
Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë të humbasë kilogramët e tepërt dhe i duhet të tregojë kujdes me ushqyerjen dhe aktivitetin fizik.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për mënyrat më të mira për stimulimin e metabolizmit pas të dyzetave.
Zgjidhni ushqimet e përshtatshme
Ndryshimet në regjimin e të ushqyerit përbëjnë hapin e parë dhe më të rëndësishëm në përmirësimin e metabolizmit.
Pas të dyzetave, nevoja për ushqime të pasura me minerale, vitamina dhe ushqyes është e jashtëzakonshme.
Hani më shumë perime, fruta dhe bulmet dhe më pak ushqime të përpunuara, alkol e kripë.
Më shumë proteinë dhe fibër
Proteina dhe fibra janë ndër elementët më të domosdoshëm për mbarëvajtjen e gjërave në organizëm.
Këto të dyja duhen marrë me bollëk në mëngjes.
Do të ndiheni të ngopur për shumë gjatë, tretja do të përmirësohet dhe metabolizmi do të përshpejtohet.
Gratë mbi të dyzetat kanë nevojë për 20 gramë proteinë dhe 21 gramë fibër në ditë.
Ujë
Sipas studimeve ku bazohet AgroWeb.org rekomandohet pirja e të paktën 8 gotave me ujë në ditë.
Uji jo vetëm që përmirëson tretjen por edhe eliminon toksinat dhe stimulon metabolizmin.
Aktiviteti fizik
Përtacia ndaj aktivitetit fizik mund të jetë e madhe pas të dyzetave, por rënia nga pesha është e pamundur pa të.
Noti, ecja,çiklizmi janë ndër aktivitetet më të rekomanduara për rënien nga pesha.
Gjumi
Ekspertët thonë se pas të dyzetave, njeriu duhet të flejë 10 orë në ditë.
Gjumi është i rëndësishëm sepse të gjitha proceset që përfshihen tek humbja e peshës janë të lidhura fort me të.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...