Si të mbroni zemrën nga kolesteroli/ Niveli i duhur dhe si ta mbani në kontroll
Autori: Gazeta inFokus 07:20 | 11 October 2021
Kolesteroli i keq rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare ku përfshihen semundjet e zemrës dhe ataku në zemër. Kolesteroli ndahet në tre kategori: lipoproteinë e një dendësie të ulët, tepër të ulët dhe tepër të lartë.
Lipoproteina e një dendësie të lartë është shumë e mirë për shëndetin. Dy të tjerat janë të dëmshme.
Sipas ekspertëve, niveli i shëndetshëm i kolesterolit është si më poshtë:
-Kolesteroli i plotë duhet të jetë më pak se 200 mg/dl (miligramë për një decilitër gjaku)
-Kolesteroli LDU duhet të jetë më pak se 100 mg/dl
-Kolesteroli LDL duhet të jetë 40 mg/dl ose pak më i lartë.
-Niveli i triglicerideve duhet të jetë më i ulët se 150 mg/dl.
-Niveli i kolesterolit matet me një analizë të thjeshtë gjaku.
Si Të Mbani Në Kontroll Kolesterolin
Sipas të dhënave, ndryshimet në ushqyerje dhe stilin e jetesës janë të nevojshme për uljen e kolesterolit. Si fillim, njeriu duhet të krijojë një rutinë të aktivitetit fizik të cilës duhet t’i përmbahet. Aktiviteti fizik është mënyra më e mirë për të rritur nivelin e kolesterolit të mirë dhe të ulur trigliceridet. Ekspertët sugjerojnë kryerjen e 150 minutave aktivitet mesatar fizik në javë.
Sa i përket regjimit ushqimor, mjekët thonë se njeriu duhet të kufizojë karbohidratet dhe yndyrnat e ngopura të cilat gjenden me shumicë në ushqimet e përpunuara dhe të shpejta. Për më tepër, sheqeri i tepërt nxit gjithashtu rritjen e triglicerideve ndaj duhet kufizuar edhe ai. Objektivi i njerëzve që duan të ulin nivelin e kolesterolit të keq është që të hanë më shumë perime, drithëra të plota, tërshërë, fasule, arrorë, salmon e të tjerë. Njerëzit që kanë nevojë për një ulje madhore të nivelit të kolesterolit të keq duhet të marrin medikamente që duhen dhënë vetëm nga mjeku. Nivelet e kolesterolit për fat të mirë janë lehtësisht të menaxhueshme dhe mbahen nën kontroll. Mjafton vetëm vullneti që të shohësh përmirësimet e zemrës në mesin e shifrave.
Të tjera
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...