Si të mbroheni nga telefonatat dhe e-mail-et mashtruese
Autori: Gazeta inFokus
15:39 | 20 July 2018
Mashtrimi me thirrjet telefonike me numrat me prefiks ndërkombëtar janë paditur nga 400 persona. Dëmi i krijuar është rreth 500 mijë lekë. Nga publikimi i rasteve të para, fluksi i thirrjeve ka rënë, por ende nuk është zbuluar origjina.Altin Rrapaj, drejtor i Drejtorisë së të Drejtave të Përdoruesit, tregon: “Në të shumtën e rasteve, përdoruesit mund të kenë marrë thirrje të tilla, por nuk është se kanë bërë thirrje dalëse drejt këtyre numrave. Janë rreth 400 ankesa që u janë drejtuar operatorëve dhe nga një operator telefonik na është dhënë edhe vlera financiare që është rreth 500 mijë lekë, e cila është tarifuar. Por njëkohësisht, operatori ka marrë masa dhe ka rimbursuar këtë shumë pasi ka vërtetuar që këta janë numra mashtrues”.
Një mashtrim tjetër edhe më i rrezikshëm, ku përdoret e njëjta skemë me thirrjet telefonike, është dërgesa e-maileve nga të huaj të panjohur, ku kërkojnë ndihmë në të ardhura apo ju çojnë artikuj të ndryshëm.
“Thjesht ai gjeneron në mënyrë automatike me softëare, ku mund të ketë adresa dhe dërgon e-maile. Shpesh ka sisteme mbrojtëse, këshillohet që të çohet te Spam dhe nuk të vijnë më nga kjo adresë. Megjithatë ato të vijnë nga një adresë tjetër, gjeneron si puna e këtyre thirrjeve. Po i hape të instalojnë virus në kompjuter. Ato dëmtojnë, mund të marrin të dhënat personale, sidomos nëse ke bërë pagesa në internet”, sqaron Rrapaj.
Për të evituar çdo skemë mashtrimi, AKEP rekomandon të mos kuriozoheni nga numra apo e-maile të pazakontë. Në rastin e parë, mos ju përgjigjni dhe ktheni telefonatën, në të dytën mos klikoni linket në e-maile. Kështu, dashamirësit e teknologjisë do të jenë të mbrojtur.

T� tjera
-
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama e quan “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë
Edhe mëngjesin e kësaj të shtune, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka ven...
-
Zhurma politike për protezat e invalidëve të UÇK-së – Hulumtimi i Infokus nxjerr të vërtetën, mbi 1.4 milionë euro për 102 persona
Një debat i ashpër politik, akuza e kundër akuza u bënë rreth parave të ndara...
-
Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera e tyre 154 mijë dollarë
Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 10 tonë mallra të padeklaruara gjatë kontro...
-
Prattipati takon komandantin e KFOR-it: Të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë
E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
Në Podujevë, gjatë ditës së djeshme raportohet se një fëmijë 12-vjeçar është ...
-
Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, arrestohet shoferi
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus të premten, më 6 ...
-
10 raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve
10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh ...
-
Këto vende mbesin pa rrymë sot për shkak të punimeve
KEDS ka treguar zonat që sot mbesin pa rrymë për shkak të “punimeve të domosd...
-
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtë...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë
Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosov...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
































