Si të bëni 2 milionë ndjekës në Facebook? Merrni leksione nga Ermal Mamaqi
Autori: Gazeta inFokus
09:26 | 11 October 2017
Personazhi i njohur që ka më shumë ndjekës në Shqipëri në rrjetin social Facebook, është Ermal Mamaqi, aktori i humorit që tashmë drejton një emision të tijin, “Xing me Ermalin”.
Por si e ka nisur Mamaqi kontaktin e parë me Facebook-un, dhe faqen e tij që tashmë numëron 2 milionë ndjekës.
Në vitin 2013, aktori i humorit ka marrë një adresë të një djali të ri, të cilin ai e kishte hapur me emrin e tij, duke u hequr si Ermal Mamaqi. Moderatori ka kontaktuar me Facebook-un, ku aty duket se i ka trokitur fati, pasi dy faqe të rreme që ishin hapur me emrin e tij u bashkuan në një duke ruajtur kështu edhe numrin e fansave.
“Ka qenë viti 2013 kur unë kam hyrë në ‘Facebook’ dhe dikush kishte hapur një faqe me emrin Ermal Mamaqi dhe hiqeshe si unë. Faqja kishte 10,000 veta dhe në atë moment unë e mora dhe faqja u rrit. Unë gjeta edhe një faqe tjetër me emrin tim dhe në momentin që u vërtetova që isha unë, ‘Facebook’ m’i bashkoi fansat. Ai djali ma dhuroi nuk ja bleva faqen që ishte me emrin tim. Ai ishte adoleshent që kishte qejf të postonte”, tregoi Ermal Mamaqi.
I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, Mamaqi ka rrëfyer edhe mënyrën e veçantë në administrimin e faqes, dhe se si numri i ndjekësve nisi të rritej vrullshëm.
“U bënë 2 milionë fansa vetëm duke bërë humor. Çdo njeri që na dërgon foto dhe video ja postojmë”- tha Mamaqi.
I pyetur nëse e konsideron veten mbret apo skllav të rrjeteve sociale, Ermal Mamaqi tha se e ndjen veten në mes.
“Unë e konsideroj veten në mes dhe e kam çliruar nga skllavëria se nuk merrem me të. Me administrimin e rrjeteve sociale merret një djalë”- tha Mamaqi.

T� tjera
-
“Jam në bisedime”, Melania Trump paralajmëron armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka deklaruar...
-
Mustafa: Qeveria të tregojë cilat kompani serbe kanë tregtuar energji me Kosovën dhe sa ishte vlera e importit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kërkuar nga Qeve...
-
39 mijë e 777 veteranë të UÇK-së përfitojnë nga skema e pensioneve në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar edhe statistikat e Mirëqenies...
-
Ushtroi dhu*në dhe kanosi gruan dhe familjen e saj në Prishtinë, ish-i dashuri në arrati
Një person në Prishtinë është vënë në kërkim të Policisë së Kosovës, pasi dys...
-
Komisionet parlamentare të hënën me takime diplomatike dhe tri projektligje të rëndësishme
Komisionet parlamentare do të kenë një agjendë të ngjeshur të hënën e 23 nënt...
-
Në Llapushnik sot zbulohen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit
Me rastin e vendosjes së busteve të tri figurave të rëndësishme të historisë ...
-
Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë
Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...
-
ASK publikon statistikat – Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat preliminare në baza...
-
Rutte nga Varshava: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca Veri-A...
-
‘‘Ku është Qeveria?’’, Bajrami ndan pamje: Për herë të dytë po digjet deponia në Sferkë të Pejës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një posti...
-
FBI në alarm, dyshohet se hakerët kanë depërtuar në bazën e të dhënave kriminale
FBI ka nisur hetimet për një shkelje të dyshuar të sigurisë në bazën e saj të...
-
Ja çfarë efekti të jashtëzakonshëm ka kjo vitaminë në shëndetin tuaj
Omega-3 ka rol të rëndësishëm në shëndetin e organizmit, veçanërisht te perso...
































