Si ta rifreskoni enterierin?
Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 16 July 2017
Për freskimin e hapësirës tuaj të jetesës dhe punës, nuk ju duhen shumë të holla. Është e rëndësishme të mbani mend se deri te imazhi ideal i një dhome arrihet me ndryshime të vazhdueshme dhe me metodën e përpjekjeve dhe gabimeve. Por, edhe kur të arrini në një kombinim ideal, sigurisht se pas një kohe do të ju mërzitet, ose të dalë jashtë modës.
Pra, me guxim në eksperimente! Dëshmoni se me një shumë të vogël parash, shumëzuar me numrin e kombinimeve imagjinare, mund të krijoni një shtëpi në të cilën do të ndiheni si një milioner.
NGJYROSNI
Ndryshimi i ngjyrave të mureve është, pa dyshim, ndryshimi më efektiv që ju mund ta bëni për pak kohë dhe me pak para. Kush thotë se lyerja e mureve duhet të jetë procedurë e plotë dhe gjithëpërfshirëse, kur një dhomë mundë ta rifreskoni vetëm për disa orë, dhe ju duhet vetëm ca ngjyrë, pajisje dhe najllon për mbulimin e mobilieve.
Nëse i keni lexuar këshillat tona të mëparshme, ju kujtohet se si dhe cila ngjyrë ndikon në psikologjinë e njeriut. Pra, përzgjidhni disponimin e dëshiruar dhe rregulloni dhomën gjatë fundjavës. Ngjyra gjysmë-disperzive e përshtatshme për këtë procedurë është relativisht e lirë. Nëse dëshironi të dini se sa ngjyrë është e nevojshme, llogaritni kështu: për 2 shtresa të lyerjes së tavanit dhe mureve do të ju nevojitet përafërsisht aq kilogram ngjyrë sa ka katrorë dhoma, kurse nëse vendosni që të mos e lyeni tavanin, sigurisht që do të jetë e mjaftueshme një kovë prej 10 kg. Përveç kësaj, për ngjyrim apo tonifikim do të ju duhet një ose dy ‘shishe toner’.
Ju duhet edhe një ‘rul’ (mos e merrni më të lirin,ashtu që të mundë ta përdorni edhe për dhomat tjera në banesë), një furçë (brushë) dhe ‘shpërndarëse’ (shpakëll, spatujë).
RREGULLONI DRITAT
Një nga gabimet më të shpeshta që njerëzit e bëjnë gjatë mobilimit të banesës është se dhomën e ndriçojnë vetëm me një lloj ndriçimi. Zgjedhja zakonisht bie në llambadarë apo drita tavani që ndriçojnë tërë dhomën. Llambadarët janë me siguri një pjesë integrale e atmosferës së një dhome, por duhet të përdoren vetëm në rrethana të përshtatshme.
Në vend që të mendoni për ndriçimin e ndonjë dhome në tërësi, tentoni të ndriçoni pjesë të caktuara të hapësirës bazuar në aktivitetet që zhvillohen në to.
Mbi mobilie dhe tavolina mund të montoni drita të ulëta me rreze të fokusuara ndriçimi të turbullt dhe me këtë krijoni një atmosferë të këndshme shtëpiake. A nuk ju duket se dhoma është disi më mikpritëse dhe më e këndshme kur në vend të disa ‘reflektuesve’ që shndrisin nga tavani ju mirëpresin një palë dritash nëpër kënde dhe japin një dritë të butë, dritë qetësuese?
Lajm i mirë është se çmimi i elementeve të ndriçimit në shtëpi janë në rënie, kurse oferta është vazhdimisht në rritje. Përveç tregut të gjërave të lira dhe shitoreve të specializuara për ndriçim që shtohen çdo ditë, gjithmonë mund të merrni parasysh edhe ringjalljen e dritës së vjetër që e keni gjetur në papafingo të gjyshes tuaj ose të dhuruar nga një mik për ditëlindje vite më herët. A e keni ditur se rregullimi i një drite nuk është dhe aq i vështirë? Për fillim merrni një ‘grykëpoçi’ (fasungë), kabllo për furnizim me energji elektrike dhe ndërprerës. Çdo gjë tjetër është çështje e imagjinatës: vetëm kujtoni llambat e bëra nga shishe, paketime dhe gjëra të ngjashme që keni vërejtur gjatë vizitave të bëra. Fto një mik për të ju dhënë “recetën” apo të ju ndihmojë, edhe atë duke pirë kafe.
LËVIZNI MOBILJET
Kjo është një çështje që nuk do t’ju kushtojë asnjë cent. Për fat të keq, ne nuk mund të garantojmë të njëjtën gjë për boshtin tuaj kurrizor pas përfundimit. Pra–me mend në kokë, planifikoni mirë çdo gjë dhe mateni tri herë, sigurisht, përpara se të filloni me zhvendosje. Provoni, për ndryshim, prishni simetrinë e mobileve tuaja të vjetra dhe eventualisht disa pjesë vendosninën një kënd të habitshëm. Për shembull, dhoma është e ngushtë dhe e zgjatur, ashtu që me divanin e vendosur diagonalisht ajo duket shumë më në rregull, pothuajse katrore.
Lirisht rrezikoni, por përmbahuni disa rregullave themelore: mos bllokoni dyert dhe dritaret, dhe tentoni që sa më pak mobilie të mbështeten në mur.
VARNI PIKTURA, POSTERA, PASQYRE
Piktura, vizatime, postera dhe vepra të tjera të artit vërtetë mund të ndryshojnë karakterin e një dhome. Nuk duhet të jetë arti cilësisë së lartë – është e mjaftueshme që të jetë diçka që do të ju kënaqë kur ta shikoni. Sigurisht, gjithmonë vijnë në mendje foto dhe piktura të anëtarëve të familjes. Në të njëjtën kohë, këto dekorata do të flasin diçka për ju te çdo person që ju viziton. Mbajeni këtë në mendje kur do të zgjidhni dekorimin e ardhshëm për në mur.
Pasqyrat janë shumë të popullarizuara si dekorata, kryesisht për shkak se ato e paraqesin hapësirën më të madhe, kurse personin që shikohet në to e bën më të lumtur. Kur ta varni pasqyrën, provoni ta vendosni në një pozicion të tillë që ajo të reflektojë një peizazh efektiv (p.sh. kopsht apo pamje të qytetit gjatë natës), ose një element efektiv arkitektonik. Për ata që mendojnë se pasqyrat janë shumë të shtrenjta, rekomandojmë që megjithatë të kontaktoni dyqanin lokal të qelqit. Kohët e fundit, oferta e dyqaneve të qelqit është rritur në mënyrë të konsiderueshme ashtu që ju rekomandojmë ti vizitoni: sigurisht do të merrni ndonjë ide kur të shikoni se çfarë lloje të efekteve mund të arrihen nga qelqi, korrniza, stolisja me rërë, rrumbullaksimi i skajeve.
BIMËT SI ELEMENT DEKORATIV
Bukuria natyrore e bimëve është e pazëvendësueshme në shtimin e gjallërisë dhe atmosferës së gëzuar të cilësdo dhome. Siç e dini, bimët në përgjithësi janë shumë të lira (sidomos nëse merrni një degë nga fqinja e juaj), dhe kur keni një është lehtë ti shumoni në të gjithë shtëpinë.
Vizitoni disa shitore të luleve apo të bimëve dekorative, dhe përpiquni të imagjinoni se si disa prej këtyre bimëve do të përshtaten me dhomën tuaj të banimit. Konsultoni ekspertët dhe kultivuesit me përvojë (p.sh. nënën tuaj) se cilat bimë janë më lehtë për kultivim dhe mirëmbajtje, dhe për këtë arsye vendosni për njërën prej tyre. Për ata që planifikojnë që bimëve të tyre ti kushtojnë vërtetë pak kohë, i rekomandojmë që të marrin në konsideratë ofertën e luleve artificiale që mund të duket po aq efektive si të gjallat dhe kërkojnë herë pas here vetëm pastrim të pluhurit. Kohët e fundit po bëhen gjithnjë e më popullore shkurret dhe pemët artificiale.
NDRYSHONI MBULESAT E MOBILJEVE
Mobiliet zakonisht janë të shtrenjta ashtu që e keni të vështirë ti ndërroni me pak para. Megjithatë, atë që mund të bëni është blerja ose qepja (nëse jeni të aftë) e mbulesave të reja për mobilje. Për ata që nuk kanë dëgjuar për një gjë të tillë, ato janë shumë të ngjashme me mbulesat e karrigeve të makinës – thjeshtë mvishen mbi kolltuqe, sofa apo divan dhe ju japin atyre një pamje krejtësisht të re. Gjëja e bukur tek mbulesat është se mund të ndërrohen relativisht shpesh dhe lahen në makinë larëse.
RREGULLONI KOLEKSIONIN TUAJ TË OBJEKTEVE DEKORATIVE
Nëse jeni një nga ata që duan të mbledhin sende të ndryshme shtëpiake dhe suvenire të tilla si figura porcelani, pjata dekorative, gota kristali … ndoshta është koha e duhur që si një kuratorë (kustos)me përvojë që koleksionin tuaj të shpërndarë ta rregulloni dhe ta mblidhni në një vend të ekspozuar të dhomës. Tentoni ta përqendroni në një vend edhe atë në grupe të vogla prej 3-5 sende, i cili i jep gjallëri të madhe koleksionit. Nëse e ndriçoni edhe me dritë të përshtatshme, ky koleksion mund të bëhet një margaritar i dhomës suaj i cili do të tërheqë vëmendjen e të gjithë vizitorëve tuaj.
LYERJA ME ‘LLAK’-MAKINASH
A keni ndonjë tavolinë të vjetër që ka nevojë për ngjyrosje? A po ju bëhet tashmë pak monoton pllaka metalike e shtratit? Ndoshta në garazh keni gjetur ndonjë gotë të vogël qeramike të vjetër që ju pëlqen, por nuk e dini saktësisht se çfarë të bëni me të? Shikoni të gjitha këto gjëra që janë gati me një këmbë në mbeturina dhe mendoni nëse do të jeni në gjendje ti ringjallni ato me pak ngjyrë.
Për këto janë më të përshtatshëm llaqet e makinave, sepse janë të lehtë për përdorim, të lirë, dhe ekzistojnë me ngjyra të lloj-llojshme efektive, duke përfshirë edhe nuanca metalike dhe ato bronzi, argjendi dhe ari.
Mos harroni – gjatë rregullimit të banesës me pak para, ngjyra është miku më i mirë, sepse ofron ndryshimin më të madh në krahasim me sasinë e mjeteve të investuara dhe punës.
DYSHEMEJA
Ajo që mund rrënjësisht të ndryshojë pamjen e dhomës tuaj është ndryshimi i shtrojës së dyshemesë. Nëse në dhoma keni qilima, përpiquni ti ndryshoni vendin, madje edhe nëse janë të madhësive të ndryshme. Ju gjithashtu mund të mendoni edhe blerjen e parketit “mur-mur”, i cili nuk duhet të jetë i shtrenjtë, sidomos kur merret parasysh mirëmbajtja shumë më e lehtë dhe mundësia e ndrrimit në çdo 2-3 sezona.
Nëse keni parket, laminat apo dërrasa (patos), ju mund të shtroni vetëm një ose dy ‘staza’ që do të sjellin atmosphere të ngrohtë të dhomës dhe vizualisht ndajnë hapësirën në të. Në pazar dhe dyqane të tekstileve me defekte shpesh mund të gjeni qilima të trashë që mund të shërbejnë si mbulesa dekorative të lira.
Të tjera
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...