Sport

Si mund të duket formacioni i Real Madridit pa Ronaldon?

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 12 July 2018

Sulmuesi portugez është larguar nga ‘Santiago Bernabeu’ pas nëntë sezoneve, por si mund të luajë Reali në mungesë të tij, shkruan GazetaFokus.

Cristiano Ronaldo tani është pjesë e së kaluarës në Real Madrid. Fituesi i pesë herë ‘Topit të Artë’ u transferua te Juventusi këtë javë në një marrëveshje të madhe transferimi dhe për herë të parë që nga viti 2009, Los Blancos do të duhet të planifikojnë formacionin e tyre pa të.

LEXO EDHE: Marcelo – Juventus, zhvillimet e fundit

-Advertisement-

Futbolliti portugez ka qenë i përfshirë gjithmon në formacionin startues të Realit gjatë nëntë sezoneve të kaluara. Që nga ardhja e tij nga Manchester United, ai ka qenë ylli më i madh i ekipit.

Ronaldo shënoi 450 gola në 438 paraqitjet e tij për Realin, duke fituar 16 trofe, duke përfshirë katër kurora të Ligës së Kampionëve në pesë sezonet e fundit dhe tre herë rresht nën urdhërat e Zinedine Zidane. /GazetaFokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera