Si kalohet nafta kontrabandë nga Maqedonia në Shqipëri?

Autori: Gazeta inFokus
15:28 | 25 April 2017
Shqiptarët e kanë gjetur zgjidhjen për të përballuar çmimin e lartë të naftës në vend.
Diferenca e çmimeve të naftës dhe benzinës në shitje, mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, është rreth 68 lekë. Kjo ka bërë, që drejtuesit e mjeteve në zonën kufitare të udhëtojnë drejt Maqedonisë për t’u furnizuar me naftë, ku paguajnë vetëm 110 lekë për litër, nga 178 lekë që e blejnë në Shqipëri, bën me dije emisioni “FiksFare”.
Forcimi i rregullave për të parandaluar kontrabandën e karburanteve nuk do të thotë se pengon këtë aktivitet nëse nuk forcon kontrollin në pikat doganore, sidomos kur atë mund ta gjesh më lirë në vendet fqinje.
“Fiks Fare” ndoqi nga afër sesi realizohet ky aktivitet tregtar i paligjshëm, që nga momenti i blerjes në Maqedoni, mënyrat e transportimit dhe deri te kalimi në pikat doganore pa e deklaruar mallin e blerë, pavarësisht ligjeve dhe akteve nënligjore që janë në fuqi. Për të ndaluar një aktivitet të tillë, ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani pati nxjerrë një urdhër që më 12 maj të vitit 2015, për kufizimin e importit të karburantit.
Në këtë urdhër, i cili është ende në fuqi, deklarohet se “përjashtohet nga detyrimet e importit karburanti që mbajnë serbatorët e zakonshëm dhe depozitat e posaçme të automjeteve tregtare, vetëm për sasinë deri në 200 litra për automjet dhe për çdo udhëtim. Po ashtu, ky urdhër thotë që është i përjashtuar nga detyrimet e importit karburanti që mbajnë serbatorët e zakonshëm dhe depozitat e posaçme të automjeteve tregtare që kryejnë transport ndërkombëtar nëpër zonën e tyre kufitare me thellësi maksimale prej 15 km vijë ajrore, me kusht që udhëtimet të kryhen nga banues të zonës kufitare, vetëm për sasinë deri në 150 litra për automjet dhe për çdo udhëtim”.
Por në të vërtetë sa zbatohet ky urdhër dhe a është gjetur mënyra për t’iu shmangur atij.
Gazetarët e “Fiks Fare” tregojnë sesi shumë banorë të zonave kufitare gjejnë lloj-lloj mënyrash për të rritur kapacitetin e serbatorëve të makinave të tyre dhe i mbushin me naftë në Maqedoni, ku nafta kushton 110 lekë për litër.
Fillimisht gazetarët e emisionit investigativ shkuan në Strugë, ku u xhirua mbushja e serbatorëve të autoveturave me targa shqiptare, por edhe me bidonë në pikat e tregtimit të karburantit në Maqedoni, të cilat më pas udhëtojnë drejt Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar me shtetin fqinj.
Madje një drejtues makine me targa shqiptare, kishte arritur të modifikonte depozitën e ujit që përdoret për larjen e xhamave me qëllim që t’i shmangej kontrollit doganor, të cilën e mbushte me naftë në Maqedoni dhe më pas e transportonte drejt Shqipërisë. Këtë depozitë uji, ai e kishte lidhur direkt me pompën e naftës, ndërsa naftën e serbatorit, ai nuk e harxhonte, pasi e mban rezervë për ta shitur. Por jo vetëm kaq, një tjetër bidon me naftë, ai e fut poshtë kofanos së mjetit, duke e importuar në vendin tonë.
Gjithsesi ai nuk është i vetmi, një shofer furgoni tregon se makinën e ka me dy serbatorë. Gjatë bisedës me gazetarët e Fiksit, ai shpjegon se një serbator e ka origjinal, ndërsa të dytin e ka marrë nga një tjetër makinë, pasi është më i madh për të transportuar sa më shumë naftë. Të gjitha këto mjete kalojnë pa problem në pikën doganore mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, edhe pse transportojnë karburant kontrabandë.
Veç makinave të vogla e njëjta situatë ndodh edhe me kamionët. Nga biseda me punonjësit e policisë në doganë rezultoi se serbatori i kamionëve duhet të matet me shkop për të ditur sesa karburant ka brenda ose të verifikohet me peshën e kamionit.
Fiks Fare ndoqi sesi një kamion u mbush me karburant në Strugë dhe më pas u ndoq deri në pikën e kalimit kufitar në Qafë Thanë për të kuptuar sesi shmanget kontrolli për sasinë e tepërt të naftës.
Në hyrje të doganës tonë vihet re sesi kamionët ndalojnë në rrugë dhe mbushen me gurë, para se të kalojnë në Shqipëri. Ky veprim bëhet me qëllim që kur të peshohet në doganë, pesha e tij mos të sjellë dyshim për karburant tepër, por ata justifikohen me faktin se peshojnë gurët dhe në këtë mënyrë nuk kontrollohet serbatori. Pas kësaj teknike, kamioni kalon pa problem në tokën shqiptare.
Një fakt të tillë të mbushjes së serbatorëve me karburant më shumë sesa lejohet, e pranon edhe një punonjës karburanti. Në bisedë me gazetarët e Fiksit, ai tregon që kamionët mund të marrin deri në 400 ose 500 litra, por duhet të kesh mik në doganë.

TĂ« tjera
-
Sekretari i OKB-së paralajmëron luftë më të gjerë: Shanset për paqe në Ukrainë po zvogëlohen
“Perspektivat për paqen në Ukrainë vazhdojnë të zvogëlohen, shanset për përsh...
-
Perëndimorët i druhen një konflikti Kosovë-Serbi nëse nuk nënshkruhet marrëveshja
Situata mbetet e tensionuar në veri, pasi fuqitë perëndimore ndihmuan në zgji...
-
Pranimi i planit franko-gjerman nga Kurti: Si e komentojnë analistët politik!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me emisarin Miroslav Lajçak,...
-
A po rikthehen reduktimet? KEDS lëshon alarmin
KEDS përmes një njoftimi ka apeluar për kursim të energjisë elektrike. Siç th...
-
Paralajmërimi i frikshëm i Baton Haxhiut: Pas Asociacionit, vjen diçka më e rëndë për Kosovën
Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se themelimi i Aso...
-
Greqia dhe Turqia rifillojnë marrëdhëniet diplomatike pas tërmetit
Tërmetet shkatërruese në Turqi kanë nxitur kontaktin e parë të drejtpërdrejtë...
-
A ka kërkesë për Asociacion nga boshnjakët në Kosovë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje i ka reaguar deputetit serb, Usam...
-
Skandal në Durrës, prindërit shesin 5000 euro fëmijën në barkun e nënës, Babai bën pazaret: Bëj ç’të duash me beben
Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fitimprurës tek një f...
-
LAJMI I FUNDIT: Ambasada Amerikane vazhdon negociatat me shoqërinë civile për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe
Ambasada Amerikane vazhdon negociatat me shoqërinë civile për themelimin e As...
-
Beqa e fton Kurtin urgjentisht në Kuvend: Çka ke pranuar o Albin?
Deputeti nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa ka reaguar pasi kryeministri Albin ...
-
Rritet bilanci, 3000 të vdekur nga tërmeti në kufirin Turqi-Siri
Ka shkuar në 3000 numri i personave që kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri si...
-
Fatkeqësi mbi fatkeqësinë në Siri, gazetari: Ndërkombëtarët nuk ndihmojnë dot të prekurit nga tërmeti, shteti nuk i lejon
Siria që u godit rëndë nga tërmeti këtë të hënë në mëngjes është në një katas...