Rozë

Si është sot Sasa, një vit pas betejës së rëndë me sëmundjen (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 19 July 2017

Ka kaluar një vit qëkur bukuroshja Sasa Hoda përloti gjithë shqiptarët me luftën e rëndë që po kalonte me sëmundjen e saj.

Sot pas një viti jeta e Sasës ka ndryshuar tërësisht, shkruan GazetaExpress.

E kontaktuar nga Express Rozë, bukuroshja nga Gjakova ka thënë se i është rikthyer jetës dhe aktiviteteve të saj edhe pse ende nuk është shëruar plotësisht.

-Advertisement-

“Jam akoma në procedura të shërimit, më duhet edhe një vit i tërë për të marrë veten tërësisht, por jam çdo ditë e më mirë”, ka thënë moderatorja e njohur, e cila që nga përballja me sëmundjen është shkëputur nga ekrani, aty ku fitoi simpatinë e publikut shqiptar.

Sasa momentalisht është e angazhuar në biznesin e saj privat, ndërsa kohë më parë ka realizuar edhe një set fotografik ku përkundër gjendjes së saj shëndetësore ka mahnitur me pamjen e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera