Si e paralajmëroi anëtari i këshillit bashkiak skandalin e Safet Gjicit, detajet: Nga gjobëvëbia te dyshimet politike
Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 19 June 2023
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 teksa ka folur në lidhje me video skandalin e ish-kreut të bashkisë së Kukësit, Safet Gjici deklaroi se dyshimet e para të SPAK janë se vetë vajza e përfshirë në video ka kryer regjistrimin.
Ajo shtoi se besohet se Safet Gjici ka pasur dijeni për videon, pasi një anëtar i Këshillit Bashkiak i ka thënë se Gjici do ishte në krye të bashkisë edhe për disa ditë.
“Dyshimet e para të SPAK janë që video është realizuar nga vajza, por se kush fshihet pas saj është ende në hetim. Nuk është zbuluar nga ku ka dalë fillimisht. Gjici besohet se ka qenë në dijeni të videos, pasi një nga anëtarët e Këshillit Bashkiak i është drejtuar Gjicit se do qëndrojë edhe disa ditë në krye të bashkisë se do e shohë çfarë do i ndodhë. Gjici pranoi se kishte lidhje intime me vajzën, gjë që bie pas publikimit të videos së plotë. Gjici u vu nën hetim për shpërdorim detyre pasi u konstatua se akti ndodhi në zyrën e institucionit dhe nuk vajza nuk ishte punonjëse e bashkisë.
Pas aktit, vajza në fjalë flet me Gjicin për një projekt që ia premton asaj. Ajo i kërkon një vend pune fillimisht. Ajo flet për një projekt që ka të bëjë me sterilizimin e qenëve të rrugës nga bashkia. Bëhej fjalë për para të taksapaguesëve të Kukësit që do i jepej një gruaje që ka pasur marrëdhënie sekusale me kreun e bashkisë.
Gruaja kishte një biznes të regjistruar prej vitit 2021, ku ajo ka fituar një projekt në bashkinë e Librazhdit. Në rastin konkret SPAK shkoi dhe mori gjithë projektet në bashkinë e Kukësit. Gjici e transferon atë te nënkryetari i bashkisë për të folur mbi projektin, që duhet të miratohej në Këshillin Bashkiak. Dyshimet e SPAK janë që gruaja ka bërë regjistrimin. Dyshimet janë se mund të ketë një grup kriminal, është politike ose tentativë për t’i vënë gjobë. Edhe video që është publikuar ka mungesë të një pjese, ku mund të fshihet diçka”, u shpreh ajo.
Të tjera
-
Bajqinovci i reagon Stanos: Qasje e pabarabartë e BE-së, asnjë masë ndaj Serbisë që bllokon kufijtë me banditë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj zëdhënës...
-
Së shpejti do të nisë gjykimi ndaj Haxhi Shalës, Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit
Pas një periudhe afro një vjeçare qëndrimi në paraburgim, së shpejti pritet t...
-
Çfarë po ndodh në rajon? 30 mijë rusë regjistrohen si rezidente të perkohshëm në Serbi
Në një mëngjes vere të nxehtë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, Vadim Morus,...
-
Kurti takoi drejtoren artistike të Fondacionit Kulturor të Gjermanisë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot drejtoren art...
-
“Në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën”, ushtarët letonezë të KFOR-it patrullojnë në Zubin Potok
Ushtarët letonezë të KFOR-it të kanë kryer një patrullë rutinore brenda komun...
-
Deputetja e LDK-së: Është vonë që presidentja Osmani të distancohet nga Kurti
Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës në emisionin “FI...
-
Zhduket profesori nga Prizreni, Gani Rudaj
Është zhduku profesori nga Prizreni, Gani Rudaj, Ai ka humbur kontaktet me...
-
Mendim Rugova: Rënie drastike e temperaturave këtë javë, ka gjasa të bie edhe borë
Meteorologu Mendim Rugova paralajmëron “rënie drastike të temperaturave” këtë...
-
“Serbia po armatoset”, ambasadori Hill: Ja pse i bleu tani avionët
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill s...
-
“Ngjarja në Banjskë gozhda e fundit në dialogun e Brukselit”, Konjufca s’sheh rrugëdalje në bisedime mes Kosovës dhe Serbisë
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjuca, pas mbledhjes së Kryesisë, është deklarua...
-
Gjermania vendos kontrolle të përkohshme në kufijtë tokësorë
Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser shpalli vendosjen e kontrolleve t...
-
Kurti: 263 qytetarë të katër komunave veriore janë punësuar falë skemës qeveritare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë shtatë muaj nga fillimi i skemë...