Sport

Si e ndihmoi Ronaldo vëllaun e tij Hugo ta luftoj drogën dhe alkoolin

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 08 December 2017

Jeta e Cristiano Ronaldos ka qenë mjaft dramatike jashta suksesit të tij në fushën e futbollit.

Përveç vdekjes së babait në moshë të re, edhe vëllau i portugezit kishte probleme me substanca narkotike dhe alkool.

Hugo Aveiro, 42 vjeç, luftoi kundër substancave dhe alkoolit, ndërsa i falendërohet Ronaldos i cili u përkujdes financiarisht dhe moralisht për të kapërcyer varësinë.

-Advertisement-

“S’ka dyshim se paratë e tij ndihmuan për të shpëtuar Hugon” , kishte thënë nëna e tyre Dolores për ‘DailyRecord’ në vitin 2007.

“Gjërat mund të ke në rezultuar shumë ndryshe nëse Cristiano nuk do të ishte futbollist” .

Hugo tani punon si menaxher në muzeun e Ronaldos në Maderia, ndërsa ishte parë të enjtën në Paris bashkë me familje, ku Ronaldo u kurorëzua si fitues i Topit të Artë.

“Cristiano ka parë se çfarë mund të bëjnë pija dhe droga tek njerëzit e afërt e tij, dhe kjo është pjesë e arsyes pse ai është bërë ai që është sot” , deklaroi nëna e tij Dolores.

“Cfarë ka ndodhur në familjën tonë shpjegon pse Cristiano nuk ka vese. Ai nuk ka pirë kurrë as duhan as alkool. Varësia e tij është futbolli.” përfundoi Dolores. /IndeksOnline

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera