Sport

Si e “mashtroi” Ronaldinho brazilianin Kleberson për të nënshkruar me United

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 11 June 2018
Ish reprezentuesi i Brazilit, Kleberson, ka deklaruar se është mashtruar nga bashkëvendësi i tij, Ronaldinho, në momentin kur iu bashkua Manchester United.
Kleberson në vitin 2003 ishte transferuar te Manchester United nga Atletico Paranaense, ndërsa ka shpresuar që rrugën e tij ta ndjekë edhe Ronaldinho.

“Ronaldinho më tha se do të shkonte në Manchester, ai insistonte që do të shkonte, më bindi që unë të transferohem dhe ai nuk erdhi”, ka deklaruar Kleberson.

Kleberson sot 38 vjeçar te Manchester United qëndroi dy sezone, ku regjistroi vetëm 20 paraqitje, duke shënuar dy gola.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera