Fun & Video

Si 10-vjeçar kishte fituar epitetin e “djaloshit më të trashë në botë”, pas dy viteve ka arritur të humb gjysmën e peshës trupore (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 02 May 2018

Dymbëdhjetëvjeçari që ishte bërë kryelajm i mediave botërore pasi si 10-vjeçar kishte fituar 190 kilogramë, ka humbur epitetin e “djaloshit më të trashë në botë”, pasi ka arritur të humb pothuajse gjysmën e peshës trupore.

Arya Permana nga Karawang i Indonezisë ishte aq i trashë sa që peshonte sa gjashtë fëmijë të moshës së tij, duke pasur vështirësi në ecje dhe si rezultat shumicën e kohës e kalonte i shtrirë, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Në prill të vitit të kaluar ishte bërë personi më i trashë në moshën 10-vjeçare, por pas intervenimit kirurgjik dhe mos konsumimi i ushqimit të yndyrshëm, arriti të humb kilogramët që ia rrezikonin jetën.

Por, para se t’i nënshtrohej intervenimit kirurgjik, libri i rekordeve Museum, versioni indonezian i librit të rekordeve Guiness – e kishte shpallur Arya si 10-vjeçarin më të trashë në botë.

Por brenda dy viteve ai ka arritur të humb gjysmën e peshës trupore, dhe kështu Arya më në fund i është rikthyer shkollës dhe po mund të ecë pa ndihmën e askujt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera