“Shumë të rinj, për herë të parë po ndihen të përfaqësuar”, Berisha: Alisa Jetullahu po rikthen shpresën
Autori: Gazeta inFokus
21:21 | 05 June 2026
Producentja Era Berisha ka shprehur mbështetjen e saj për kandidaten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alisa Jetullahu, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit të të rinjve dhe ndikimin emocional që ka kjo tek qytetarët, shkruan Gazeta Infokus.
Në mesazhin e saj, Berisha thekson se ajo që prek më së shumti nuk është varfëria apo papunësia, por fakti që shumë të rinj ndihen të pavlerësuar, të padëgjuar dhe të pazëshëm në shoqëri.
“A e dini çka më prek më së shumti kur flas me të rinjtë? Jo varfëria. Jo papunësia. Po fakti që shumë prej tyre kanë fillu me besu që nuk kanë rëndësi. Që askush nuk i dëgjon. Që askush nuk i sheh. Dhe kjo është e dhimbshme. Sepse unë besoj që një vend nuk humbet kur të rinjtë largohen. Një vend humbet kur të rinjtë humbin shpresën”, thotë Berisha në video.
Ajo shton se për herë të parë pas shumë kohësh, të rinjtë po ndihen të përfaqësuar dhe të dëgjuar përmes kandidaturës së Alisa Jetullahut.
“Ndoshta për këtë arsye po flitet kaq shumë për Alisa Jetullahun. Jo sepse është 21 vjeçe. Por sepse shumë të rinj, për herë të parë pas shumë kohësh, po ndihen të përfaqësuar. Po ndihen të parë. Po ndihen të dëgjuar. Dhe ndonjëherë, kjo është gjëja më e rëndësishme që mund t’i japësh një brezi”, përfundon Berisha.
Ky mesazh nënvizon fuqinë e përfaqësimit të të rinjve në politikë dhe ndikimin e kandidatëve të rinj në ringritjen e shpresës dhe besimit te brezi i ardhshëm.
Ndryshe Alisa Jetullahu kandidon për deputete me numrin 99 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit./Gazeta Infokus/
Më poshtë mund të gjeni videon e plotë:

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot i vranët dhe herë pas here me të reshura atmosfer...
-
Kurti: Synimi ynë është t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë në NATO
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Tiranë, për ...
-
Kërkohet zgjatje e kohës për apelimin e dënimit të dytë të Thaçit, përmendet angazhimi në rastin e parë dhe mungesa e përkthimit
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Sp...
-
Murali i Nënë Terezës, Ministria akuzon Komunën e Prishtinës për ndërhyrje të paligjshme: Prandaj e thirrëm Policinë
Ministria e Ekonomisë ka reaguar lidhur me përplasjen me Komunën e Prishtinës...
-
Hykmete Bajrami i reagon kryetarit të Fushë Kosovës: Jemi në demokraci, jo në komunizëm
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas k...
-
Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, po vinin nga Serbia në Kosovë
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, sot ka identifikuar d...
-
Presidentja e Maqedonisë së Veriut tregon se vetëm Çupiç nuk e nënshkroi deklaratën nga Samiti Brdo-Brioni në Ohër
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, ka qenë i ve...
-
Ministria e Mjedisit rrëzon projektin e Ramës për Ulpianën, Pacolli publikon arsyet e refuzimit
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka refuzuar projektin “Ulpian...
-
Lladrovci: 28 Nëntori është ditë feste, kujtese e krenarie për kombin
Me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, me program kulturor në Sallën e kulturës...
-
“Skandaloze”, “kush bëri presion”, Rama i kërkon llogari policisë që s’lejoi muralin e Nënë Terezës në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pasi të premten mbrëm...
-
“Na kanë pru në një derexhe sa me iu thanë: “Vjedhni, po veç mos na leni pa rrymë si mbas luftës”- Dakaj shpërthen për reduktimet e rrymës
Gazetari Shkëlzen Dakaj gjatë podcastit me deputetin e Partisë Demokratike të...
-
LAJMI I FUNDIT: Dhjetë të lënduar pas aksidentit mes autobusit dhe kamionit në rrugën Pejë-Prishtinë
Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti mes autobusit dhe kamioni...


































