Lajme

Shumë shpejtë do te hiqet roamingu mes Kosovës e Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 05 June 2018

Kosova e Shqipëria shumë shpejtë do të flasin ‘pa parë’.

Kjo u rikonfirmua edhe të martën në një takim mes deputetit të PSD-së, Dardan Molliqaj , ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe kryetarit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi. Shkruan GazetaFokus.

Gjatë këtij takimi u bisedua për rezolutën e miratuar nga Kuvendi për heqjen e roamingut ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

-Advertisement-

Molliqaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se Lluka i ka dhënë mbështetje se shumë shpejtë do të hiqet roamingu.

Me 30 maj të këtij viti, Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozim-rezolutën për heqjen e Roamingut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, shkruan gazetaFokus.

Lexo edhe: Kosova e Shqipëria flasin “pa pare”

Kjo rezolutë ishte propozuar nga deputeti i PSD-së Dardan Molliqaj ndërsa ishte mbështetur edhe nga dhe 11 deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë votimin në sallë ishin të pranishëm 70 deputetë, 69 votuan për ndërsa një ka abstenuar./GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera