Lajme

Më shumë se 100 të arrestuar në protestën kundër Putinit

Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 29 April 2017

Qindra rusë protestuan sot kundër një mandati të ri të mundshëm të presidentit Vladimir Poutine, duke shpërfillur ndalimin e tubimit nga ana e autoriteteve në disa qytete të Rusisë, përfshirë Shën Petërburgun ku policia arrestoi më shumë se 120 persona.

Takimi nën moton “Nadoïel” (Nuk mund të durojmë më) duke iu referuar presidentit rus, manifetuesit iu përgjigjën thirrjes së lëvizjes Open Rusia, e themeluar nga opozitari rus në mërgin dhe ish-oligarku Mikhaïl Khodorkovski.

Në Shën Petërburg, në veri-perëndim të Rusisë, më shumë se 120 protestues u arrestuan, sipas organizatës OVD-Info, e specializuar në monotorimin e manifestuesve.

-Advertisement-

Sipas një gazetareje në terren, më shumë se 200 persona u mblodhën në qendër të qytetit të vjetër perandorak, pavarësisht ndalimit të tubimit nga ana e autoriteteve lokale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera