Lajme

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 22 September 2025

Ka ndërruar jetë aktori i njohur kosovar Enver Petrovci, një nga figurat më të rëndësishme të filmit dhe teatrit shqiptar.

Petrovci ishte aktor, regjisor, shkrimtar dhe pedagog, i cili me dekada të tëra kontribuoi në artin skenik dhe kinematografinë shqiptare.

Ai la pas role të paharrueshme në skenën teatrore dhe në filmin shqiptar, duke u bërë një nga figurat më të dashura të publikut.

-Advertisement-

Përveç aktrimit, Petrovci njihej edhe për kontributin e tij në themelimin e institucioneve kulturore dhe për edukimin e gjeneratave të reja të artistëve.

Emri i tij mbetet një simbol i përkushtimit ndaj artit dhe pasionit për teatrin dhe kinemanë.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka trishtuar komunitetin artistik dhe fansat e shumtë, të cilët e kujtojnë me respekt dhe nostalgji për kontributin e jashtëzakonshëm në kulturën shqiptare./GazetaInfokus

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy