Fokus

Shtyrja e zgjedhjeve në veri, KQZ pezullon aktivitetet e planifikuara më herët

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 11 December 2022

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e mbajtur sot ka pezulluar të gjitha aktivitet e planifikuara më herët për mbajtjen e zgjedhjeve më 18 dhjetor, e të cilat u shtynë për në prill, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’ua konfirmoj se pas vendimit të Presidentes së Republikës për shtyrjen e zgjedhjeve dhe caktimin e datës së re për mbajtjen e tyre, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara më herët për përgatitjen e zgjedhjeve të datës 18 dhe 25 dhjetor”, ka thënë Elezi për Infokus.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se KQZ-ja u dakordua për hartimin e një plani të ri operacional për organizimin e zgjedhjeve të cilat janë caktuar të mbahen më 23 prill 2023. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera