Shtyhet seanca ndaj Gjorgjeviqit, i akuzuari për kri*me luf*te në Zveçan
Autori: Gazeta inFokus
14:26 | 23 Tetor 2026
Është shtyrë seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Milojko Gjorgjeviq, i akuzuar për krime lufte në Zveçan.
Mbrojtja e të pandehurit Gjorgjeviq, avokati Predrag Milkoviq kërkoi të shtyhet seanca për shkak se nuk është pajisur me shkresat e lëndës.
“Adresa e zyrës sime është në faqen e Odës së Avokatëve të Kosovës dhe çdo vulë timen dhe dorëzimi i shkresave mund të kryhet në mënyrë të rregullt duke u dorëzuar me postë. Ekziston dorëzimi me email sepse të gjitha shkresat janë me shkrim. Ashtu si pranoj vendimet e lëndës, mund t’i pranoj edhe shkresat e lëndës”, tha ai.
E prokurori special Ilir Morina tha se Prokuroria ka bërë përpjekje të vazhdueshme që të kontaktojnë me avokatin për t’ia dorëzuar shkresat e lëndës.
“Nga Zyra e Prokurores Florije Shamolli jam njoftuar për shkak se ajo është prokurore e lëndës se kanë bërë përpjekje të vazhdueshme që të kontaktojnë me avokatin dhe t’ia dorëzojnë shkresat e lëndës. Si komunikimi përmes emailit dhe telefonit ka qenë i pa suksesshëm”.
Gjyqtari i rastit Kushtrim Shyti, mori aktvendim që seanca të shtyhet dhe ajo u caktua për një datë tjetër.
Sipas aktakuzës, gjatë periudhës 1998 – 1999, në Komunën e Zveçanit, i pandehuri Milojko Gjorgjeviq në bashkëkryerje me pjesëtarët të tjerë të forcave policore serbe dhe nën përgjegjësinë individuale dhe atë komanduese, në cilësinë e Komandantit të Repartit Policor (përbërja rezerve) në Komunën e Zveçanit, ka kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullatës civile.
Po ashtu, më 29 prill 1999, i pandehuri me pjesëtarë të tjerë të paindentifikuar, të organizuar në formacione të strukturuara, të uniformuar, pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave dhe të policisë serbe, kishte ndërmarrë operacion për rrethimin e fshatit në Komunën e Zveçanit.
Gjatë operacionit, u vranë tre banorë civilë, ndërsa shtatë persona të tjerë u rrëmbyen, trupat e gjashtë prej tyre u gjetën në varrezat e fshatit Suhodoll, ndërsa trupi i viktimës së shtatë ende nuk është gjetur, u dogjën shtëpi dhe u shkatërrua pasuri materiale.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...



































