Shtyhet projekti i biçikletave komunale, s’pati asnjë ofertues
Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 06 May 2023
Shtigjet e biçikletave do të duhej të kishin edhe disa mjete transporti unike këtë pranverë. Nga marsi planifikohej që biçikletat të përdoreshin si transport publik.
Mirëpo Komuna e Prishtinës, përkundër që e hapi thirrjen nuk pati asnjë ofertues, andaj afati u shty.
Ilirik Musliu, Drejtor për Shërbime Publike në Komunën e Prishtinës, tha se beson që do të kenë oferta në thirrjen e re.
“Kemi qenë në kohë me projekt, por çka është e vërteta tash edhe vetëdijesimi, kjo shprehia e përdorimit të biçikletave, po ndërlidhet edhe me pjesën e operatorëve, të cilët nuk i kemi, as të zhvillum as në numër. Kjo ka bërë që ne me e shty për një afat tjetër, me ia dhanë prapë mundësinë me pa oferta, po mendojmë që kemi me pas”, u shpreh Musliu.
Ai pohoi se thirrja për operatorë ekonomikë është e hapur deri në fund të muajit.
Megjithatë, Berat Rakovica nga grupi “Marakli t’Biciklave”, pohon se vonesat në implementimin e projektit, duhet të shfrytëzohen për krijimin e kushteve infrastrukturore.
“Krijohet njëfarë rreziku i përgjithshëm për shfrytëzuesit e biçikletave, sepse ti ua jep mundësinë me marrë një biçikletë, por duhet me i kriju edhe kushtet që ata me lëviz, ideja është që me pas ku me çiklu, momentalisht nuk ka”, tha Rakovica.
Ky projekt parasheh 10 vendstacione me biçikleta, ku do të qëndrojnë nga 10 mjete ekologjike transporti në secilën, dhe do të jepen për përdorim falas në 6 muajt e parë.
Kjo në fakt është faza e parë e këtij projekti për të cilin janë ndarë rreth 500,000 euro, dhe në të ardhmen parashihet që ky numër të rritet.
Të tjera
-
“Fitorja e Ukrainës varet nga SHBA”, Zelensky pas takimit me Blinken: Ndikojnë edhe partnerët e tjerë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se plani i Ukrainës për të mposh...
-
Nis verifikimi nëse ka fëmijë që nuk jetojnë në Kosovë e i marrin shtesat
Proces verifikues për prindër që përfitojnë nga shtesa për fëmijë, ka nisur M...
-
Policia shkatërron sot armët e konfiskuara gjatë aksioneve
Policia e Kosovës sot do të organizojë shkatërrimin e armëve të konfiskuara g...
-
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare. Në rend dite janë 29 pika, përf...
-
Maqedonci: Sa kohë Radoiçiq është i lirë, veriu nuk është i qetë
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci n ka thënë se perderisa kreu i grupit të ...
-
Mot me diell dhe vranësira
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me...
-
Mbi 67 milionë njerëz e shikuan debatin Trump – Harris
Debati i parë presidencial midis Zv.Presidentes amerikane, Kamala Harris dhe ...
-
“Më mirë vonë se kurrë”, Hoxha për deklaratën e Konjufcës: Është filozof
Avokati dhe ish-zëvendësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha ka reaguar lidhur ...
-
Thurte elozhe për Rikallon e dënuar për korrupsion, kush është njeriu që Qeveria e emëroi kryeshef të AUV-it
Qeveria Kurti ka marrë vendim sot për emërimin e Bekim Hoxhës, kryeshef i Agj...
-
Kurti takon ekipin Paralimpik të Kosovës: Angazhimi institucional është thelbësor në rritjen dhe zhvillimin e këtij sporti
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskr...
-
Fatos Nano përsëri probleme me shëndetin, përfundon në spital
Ish kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano ka përfunduar sërish në spital prej ...
-
Osmani: Duhet të forcojmë mbrojtjen shkaku i Serbisë
Rusia dëshiron të “hapë një front të ri kundër Perëndimit” duke destabilizuar...