Lajme

Shterpcë: Policia konfiskon dy furgonë që po transportonin dru ilegalisht

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 21 Tetor 2026

Policia e Shterpcës, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy furgonë që transportonin dru pa dokumentacionin përkatës.

Kontrolli është bërë në kuadër të planit “Mbrojtja e pyjeve 2026”.

Në njoftimin policor është bërë e ditur se masa drusore e konfiskuar është dërguar në Agjencinë e Pyjeve në Shterpcë, për matje dhe procedura të mëtejshme ligjore.

-Advertisement-

“Policia rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në ofrimin e asistencës dhe bashkëpunimit me institucionet kompetente, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të veprimtarive të kundërligjshme, përfshirë keqpërdorimin dhe prerjen e paligjshme të pyjeve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy