Shtëpia e Xhafer Devës nuk po renovohet, bëhet vend për të pastrehët
Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 25 September 2022
Shtëpia e Xhafer Devës në Mitrovicë ka mbetur në mëshirën e fatit, e në të përpos mbeturinave, nëpër qoshe po gjejnë vend për të fjetur të pastrehët.
Historianët kanë bërë thirrje thirrje që kjo shtëpi të renovohet, e të mos mbetet peng i kundërshtimeve për figurën e Xhafer Devës. A e kanë ndër mend të nisin renovimin nuk po tregojnë nga Ministria e Kulturës.
Planet për renovimin e një prej shtëpive më emblematike të Mitrovicës, mbetën në letër.
Por kjo u ka konvenuar të pastrehëve në këtë qytet, që po i shfrytëzojnë hapësirat e saj.
Planet për renovim shtëpisë së Xhafer Devës, kishin shqetësuar ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, të cilin e kishte konsideruar një bashkëpunotër të nazistëve gjermanë, çka kishte bërë që UNDP dhe zyra e BE-së në Kosovë të tërhiqeshin nga projekti.
Se a kanë ndërruar qëndrim nuk janë përgjigjur nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.
Njëjtë ka vepruar edhe Ministria e Kulturës kur është pyetur se a do ta vazhdojnë renovimin.
I shqetësuar më këtë qasje është politologu Nexhmedin Spahiu, që kritikon Ministrinë e Kulturës për mungesë të qasjes së duhur në raport më këtë problem.
“Edhe ata të cilët nuk e konsiderojnë figurë pozitive (Xhafer Devën) po e thonë se shtëpia e Xhafer Devës duhet të rindërtohet. Përkundër kësaj renovimi nuk po ndodhë….Si duhet ka të interesuar që kjo të mos restaurohet për shkak që Ministria e Kulturës nuk po vazhdon punimet. Nuk e di përse nuk ka asnjë arsye që kjo të pengohet”, është shprehur Spahiu.
Edhe historiani Pajazit Hajzeri thotë se është e papranueshme që qëndrimet mbi historinë e Xhafer Devës të pengojnë restaurimin e një monumenti të tillë.
“Nuk duhet të jetë pjesë e diskutimeve dhe nuk duhet të merre parasysh apo të merret fati i këtij monumenti të kulturës, me emrit e kujt është si pronë. Në asnjë rast nuk duhet të ndodhë. Sepse gjithandej nëpër botë keni shtëpi kemi muze që ju dedikohen periudhave të ndryshme historike që i’u kanë takuar edhe njerëzve që nuk kanë lënë një të kaluar të mirë për historinë”, ka treguar historiani.
Hajzeri thekson se edhe gjatë renovimeve në të kaluarën Kulla është dëmtuar, gjë për të cilën ka edhe fakte.
“Ministria e Kulturës dhe institucionet tjera vartëse që merren me trashëgiminë kulturore të Kosovës duhet që sa më parë këtë shtëpi ta rinovojnë ashtu siç ishte projekti. Në këtë shtëpi edhe gjatë renovimeve që janë bërë, janë bërë edhe ndërhyrje të palejueshme ku janë mbyllur edhe dritaret e që është jashtë çdo konvente ndërkombëtare intervenimi ose tjetërsimi i dukjes së një objekti kur ai konservohet ose restaurohet”, është shprehur Hajzeri.
Ka gati një dekadë që “Shtëpia e Xhafer Devës” figuron në listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje, në Ministrinë e Kulturës. Xhafer Deva ishte kryetar i Mitrovicës, Ministër i Brendshëm i Shqipërisë. Në vitin 1956, Deva migroi në SHBA, ku jetoi deri në fund të jetës./RTV Dukagjini/
Të tjera
-
Përleshje masive në Istog, arrestohen katër të dyshuar
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona pasi të njëj...
-
Përleshjet në Amsterdam, Izraeli do dërgojë ekip shpëtimi për evakuimin e tifozëve
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar dërgimin e menjëher...
-
Shteti i vetëm që nuk ka shpallur një fitues, pse vazhdon ende numërimi në Arizona
Ndërsa tashmë dihet se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së, ka mb...
-
Vrạsja e 37 vjeçarit në Gjilan, kontrollohen disa shtëpi e lagje të qytetit
Të enjten një rast i rëndë ndodhi në Gjilan ku mbeti i vrarë 37 vjeçari, Soko...
-
Edhe 43 dëshmitarë pritet që të dëshmojnë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Nga lista që ka tani, Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) i ...
-
Pushteti thotë se edhe pa opozitën, buxheti kalon të hënën
Projektligji për buxhetin e vitit 2025 në vlerë prej 3.6 miliardë eurosh u kr...
-
Presidentja e Parlamentit Evropian njofton për takimin me Osmanin: Angazhimi në dialog duhet të çojë në përparim
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka njoftuar për takimin ...
-
Shembull i mirë në Prizren, qytetari e gjen portofolin me 530 euro – e dorëzon në polici
Në Stacionin Policor në Prizren qytetari me inicialet A.D. ka dorëzuar një po...
-
KQZ sot e mban mbledhjen e radhës, shqyrtohet Lista e Qendrave të Votimit
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë të ditur se do të mbajë sot mbledhje...
-
Sindikata e KEK-ut me ultimatum për menaxhmetin dhe Bordin: Keni afat deri sot
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka protestuar javën e kalu...
-
Vajza transgjinore e Elon Musk pas fitores së Trump: Nuk e shoh të ardhmen në SHBA
Vajza transgjinore e Elon Musk, Vivian Jenna Wilson (20) shprehu shqetësimin ...
-
“Trump nuk më shkarkon dot”, kreu i Bankës Qendrore të SHBA: S’e jap dorëheqjen edhe Presidenti m’a kërkon
Shefi i bankës qendrore të SHBA-ve thotë se Trump nuk mund ta shkarkojë. K...