Shtëpia e Bardhë: Nuk kërkojmë konflikt të armatosur me Rusinë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/06/210129-joe-biden-mc-1140-760x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
19:16 | 17 March 2023
Pentagoni tha se në pamjet e publikuara të enjten shihet avioni rus “Su-27” teksa i afrohet dronit amerikan “MQ-9 Reaper”, duke hedhur karburant për të verbuar kamerën e tij.
Zyrtarët anerikanë thanë se ai ose një tjetër avion luftarak rus u arfrua sërish, duke dëmtuar helikën e dronit, një veprim që detyroi Uashingtonin ta rrëzonta dronin në ujërat ndërkombëtare.
“Nuk është e pazakontë që ne të publikojmë pamje të incidenteve dhe veprimeve të rrezikshme dhe joprofesionale. Kemi bërë kështu edhe në të kaluarën. Veçanërisht në këtë rast, duke pasur parasysh sjelljen e pamatur dhe të rrezikshme, për të demonstruar publikisht se si vepruan rusët, vlerësuam se ishte e rëndësishme të publikonim pamjet”, tha Gjenerali Pat Ryder, zëdhënës i Pentagonit.
Shtetet e Bashkuara thanë se një dron si ky po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi, pranë brigjeve të Ukrainës, një pretendim që Moska e kundërshton.
“Ata injoruan tërësisht faktin se pas fillimit të operacionit special ushtarak, ushtria jonë ka shpallur zona të caktuara të Detit të Zi pranë bregut, si zona me qasje të kufizuar për çdo mjet ajror”, tha Sergey Lavrov, Ministër i Jashtëm i Rusisë.
Moska gjithashtu mohoi akuzat se avioni i saj dëmtoi helikën e dronit. Kremlini tha se do të përpiqet të gjejë mbetjet e tij dhe se do të reagojë në mënyrë proporcionale ndaj çdo provokimi të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, transmeton ora.
Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë thotë se ka për qëllim uljen e tensioneve.
“Ne nuk kërkojmë konflikt të armatosur me Rusinë. Prandaj ruajmë linja të drejtpëdrejta komunikimi, për të minimizuar rrezikun e përshkallëzimit. Pra, ne nuk kërkojmë konflikt të armatosur me Rusinë”, tha Karine Jean-Pieirre, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.
Ngatërresat midis avionëve rusë dhe atyre të NATO-s pranë brigjeve të Ukrainës në Detin e Zi janë diçka e zakonshme, por rrëzimi i dronit amerikan ngriti shqetësime për një përshkallëzim të mundshëm midis dy superfuqive bërthamore, që kanë mospajtime të thella mbi Ukrainën.
“Fakti që ne po operonim një dron që mbase po siguronte informacione për të ndihmuar përpjekjet e Ukrainës në luftë, a na bën kjo një pjesëmarrës indirekt, apo të drejtpëdrejtë në luftë? Kjo është e paqartë. Mendoj se të dyja palët janë në një zonë gri dhe dhe ne po negociojnë përmes këtyre incidenteve, për të kuptuar kufijtë e asaj që rusët e konsiderojnë të pranueshme dhe çfarë janë në gjendje të bëjnë për të shprehur mospajtimin e tyre”, thotë Kelly Grieco nga qendra Stimson.
Ajo shton se forcat ruse kanë reaguar ashpër në disa zona konflikti, duke përfshirë Ukrainën dhe Sirinë.
Megjithatë, Kremlini duket se heziton të sfidojë me parimin e mbrojtjes kolektive të NATO-s.
Ndërkohë, Presidenti amerikan Joe Bdien vazhdimisht ka deklaruar se nuk do të kërkojë përfshirjen e forcave amerikane në një konflikt të drejtpëdrejtë me Rusinë. /VOA
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/Screenshot_5-2.png)
Të tjera
-
Kica- Xhelili dhe Ramadani përplasen në konferencën e NDI, deputetja e LDK-së ia përmend Dejona Mihalin
Po mbahet konferenca “Information Integrity & AI: Impact in a Global Elec...
-
Haxhiu: Kodin Civil nuk e dërgojmë në Kuvend derisa s’i kemi votat
Kodi Civil ishte njëra nga temat që u trajtua nga ministrja e Drejtësisë Albu...
-
BIK njofton kur do të falet Kurban Bajrami
Dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është të dielën me 16 qershor 2024...
-
Kosova i vendos sanksione Republikës Islamike të Iranit
Qeveria e Kosovës të enjten ka miratuar pakon e sanksioneve ndaj Republikës I...
-
Mërgimtarët nuk paguajnë as sivjet sigurim kufitar, shpenzimet i mbulon Qeveria
Qeveria e Kosovës ka ndarë 3 milionë euro për mbulimin e polisës kufitare për...
-
BE: Serbia nuk mund të bëhet anëtare pa normalizimin e raporteve me Kosovën
Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa normalizimin e rapor...
-
Istogu hap qendrën e qëndrimit ditor për të moshuarit
Komuna e Istogut ka bërë hapjen e Qendrës së Qëndrimit Ditor për të moshuarit...
-
Bislimi: Nuk dërgojmë në Kushtetuese drafte e artikuj gazetash që s’kanë as pronësi as nënshkrim
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se nuk do ta dërgojnë në Gjykatë...
-
Një i lënduar në një aksident mes dy veturave në Prizren
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në Prizren, si pasojë e të cilit ësht...
-
Hungaria duhet të paguajë 200 milionë euro për shkeljen e rregullave të BE-së
Hungaria është akuzuar se ka injoruar në mënyrë sistematike rregullat e BE-së...
-
Kurti thotë se në më pak se 25 vjet ekonomia e Kosovës u rrit për pesë herë e gjysmë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se pas më pak se 25 vjetëve, eko...
-
Sanksionet e reja amerikane, rusët krijojnë radhë të gjata para bankave
Panik në Rusi pas lajmeve për sanksione të reja amerikane kundër ekonomisë ru...