Fokus

Shtatë raste të dḥụnës në familje brenda 24 orëve në Kosovë, viktima gratë

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 15 August 2024

Janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Tre raste janë në rajonin e Prishtinës, tre në të Pejës, e një në atë të Gjakovës.

Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi kishte sulmuar fizikisht një grua.

-Advertisement-

  • Prishtinë / 14.08.2024-01:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit  i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Pas një mosmarrëveshje, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë, ky i fundit është në kërkim nga policia.

  • Prishtinë / 14.08.2024-14:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar si dhe ka pasur psikike nga i njëjti. I dyshuari gjendet në kërkim policor, rasti në procedurë hetimore.

Rasti tjetër që është raportuar bëhet fjalë për arrestimin e një të dyshuari, ku erdhi pas sulmit fizik që ia shkaktoi një burri dhe një gruaje.

  • Prishtinë 14.08.2024, 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në rajonin e Pejës, një grua ka raportuar në polici burrin e saj, pasi aj nuk e ka lejuar të hyjë në shtëpi, gjithashtu një ditë pas raportimit të cekur, viktima kishte raportuar si i kishte thyër edhe dyert e shtëpisë, i dyshuari gjendet në arrati.

  • Pejë/ 13.08.2024-15:15Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull  kosovar nuk e ka lejuar të hyjë në  shtëpi. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  rasti hetohet në procedurë të rregullt.
  • Pejë / 12.08.2024-09:00Me 14.08.2024 viktima femër kosovare ka raportuar  se me datën e lartcekur i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar si dhe i kishte thyer dyert e shtëpisë. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti në procedurë hetimore.

Një grua ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, i kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike asaj, dhe viktimës tjetër femër kosovare, i dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar.

  • Pejë 14.08.2024, 16:30.Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike asaj dhe viktimës tjetër femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa  i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti në Gjakovë, një grua ka raportuar se një burrë i kishte shkaktuar dhunë psiqike, i dyshuari është arrestuar dhe më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./GazetaInfokus/

Gjakovë 14.08.2024, 17:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte shkaktuar dhunë psiqike. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera