Shtatë raste të dḥụnës në familje brenda 24 orëve në Kosovë, viktima gratë
Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 15 August 2024
Janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Tre raste janë në rajonin e Prishtinës, tre në të Pejës, e një në atë të Gjakovës.
Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi kishte sulmuar fizikisht një grua.
- Prishtinë / 14.08.2024-01:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Pas një mosmarrëveshje, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë, ky i fundit është në kërkim nga policia.
- Prishtinë / 14.08.2024-14:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar si dhe ka pasur psikike nga i njëjti. I dyshuari gjendet në kërkim policor, rasti në procedurë hetimore.
Rasti tjetër që është raportuar bëhet fjalë për arrestimin e një të dyshuari, ku erdhi pas sulmit fizik që ia shkaktoi një burri dhe një gruaje.
- Prishtinë 14.08.2024, 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në rajonin e Pejës, një grua ka raportuar në polici burrin e saj, pasi aj nuk e ka lejuar të hyjë në shtëpi, gjithashtu një ditë pas raportimit të cekur, viktima kishte raportuar si i kishte thyër edhe dyert e shtëpisë, i dyshuari gjendet në arrati.
- Pejë/ 13.08.2024-15:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nuk e ka lejuar të hyjë në shtëpi. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti hetohet në procedurë të rregullt.
- Pejë / 12.08.2024-09:00. Me 14.08.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se me datën e lartcekur i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar si dhe i kishte thyer dyert e shtëpisë. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti në procedurë hetimore.
Një grua ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, i kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike asaj, dhe viktimës tjetër femër kosovare, i dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar.
- Pejë 14.08.2024, 16:30.Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike asaj dhe viktimës tjetër femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti në Gjakovë, një grua ka raportuar se një burrë i kishte shkaktuar dhunë psiqike, i dyshuari është arrestuar dhe më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./GazetaInfokus/
Gjakovë 14.08.2024, 17:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte shkaktuar dhunë psiqike. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Të tjera
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen e rregullt për çe...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...