Shqiptari më i urryer në SHBA: Më nxirrni nga burgu, të gjej kurë për koronavirusin
Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 08 April 2020
Martin Shkreli, sipërmarrësi i Biotech, i cilësuar si shqiptari më i urryer në SHBA ka kërkuar të lirohet nga burgu, me qëllim që të shpëtojë njerëzimin nga koronavirusi.
Shkreli ka kërkuar lirinë, fill pasi ka prezantuar një punim shkencor prej 11 faqesh të një kompanie farmaceutike, të cilën e themeloi në maj 2015, që sipas tij do të bëjë të mundur mposhtjen e Covid-19. Sipërmarrësi kërkon të lirohet nga burgu për 3 muaj, për të bërë të mundur sipas tij, gjetjen e kurës ndaj pandemisë Covid-19.
“Po kërkoj një periudhë të shkurtër vetëm 3-mujore për të ndihmuar në punën kërkimore ndaj COVID-19. Të lësh botën të goditet nga Covid-19, nuk është aspak ngushëlluese as për të burgosurit vetë. Si një sipërmarrës i suksesshëm i Biofarmës, ku kam blerë kompani të shumta, unë jam një nga të paktët sipërmarrës me përvojë në gjitha aspektet e zhvillimit të ilaçeve, nga krijimi i molekulave, vlerësimet preklinike dhe deri te modeli i provës klinike”, shkruan Shkreli në kërkesën e tij drejtuar autoriteteve amerikane.
Ju kujtojmë se Martin Shkreli po vuan dënimin në burgun federal të Pensilvanisë. Ai është dënuar me 7 vite burg pas akuzës për mashtrim, pasi në vitin 2017 rriti çmimin e një ilaçi kundër AIDS-it me 5,000 përqind.
Avokati i Shkrelit tha për mediat amerikane se ai do të kërkojë edhe zyrtarisht që klienti i tij të lirohet për arsyet e specifikuara në letër.
“Z. Shkreli ka përgatitur një propozim për hulumtimin për gjetjen e një ilaçi ndaj koronavirusi. Nëse ky hulumtim është i saktë, atëherë ai mund të ndihmojë shkencëtarët dhe mjekët të kuptojnë më mirë se si të përballen me koronavirusin që po vret kaq shumë njerëz”, tha Benjamin Brafman.
Të tjera
-
“Ishim të gatshëm ta japim jetën për Kosovën”, Osmani percjell mesazhin e ushtarëve amerikanë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Teksas...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, policia ndalon dy persona në Leposaviq
Në Koshuticë të Leposaviqit të premten dy persona kanë hyrë në mënyrë ilegale...
-
Ambasadori Rohde: Ka rezultate në dialogun Kosovë-Serbi, prandaj të dyja palët duhet të angazhohen
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se janë arritur rezult...
-
Djali rra*h nënën në Prishtinë, arrestohet
Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar...
-
Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj, policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një paciente femër shtetase e Serbisë ë...
-
Zhduket një grua në Gjakovë
Në Gjakovë, më saktë në lagjen Brekoc, është raportuar se është zhdukur një g...
-
FSK-ja pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Efes 2024”
Forca e Sigurisë e Kosovës, ka njoftuar se kontingjenti i FSK-së, nga Regjime...
-
Moti sot me diell dhe me vranësira
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do fr...
-
Rohde: Gjermania do t’i katërfishojë forcat e saj në Kosovë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se shteti i tij do t’i...
-
Kurti u kërkon takim partive parlamentare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar kryetarët e partive parlamenta...
-
Abdixhiku në Suharekë: LDK-ja ka program që u përgjigjet çështjeve të dekadës e rindërton aleancat
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar qytetin e Suharekës dhe fshat...
-
Suspendohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, incizoi tinëz kolegët
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, toger Imer Zeqiri është suspend...