Lajme

Shqiptarët që shpëtuan shqiptarët (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 04 May 2017

Ishte një natë historike për shqiptarët , nata e zgjedhjet së talat Chaferit në krye të parlamentit të Maqedonisë.Megjithatë, këtë festë e prishi turma e tërbuar e maqedonasve të VMRO-PDMNE, të cilët u futen në parlament dhe filluan të rrihnin deputetët.

Mes punonjësve të sigurisë së parlamentit dhe të policisë kishte dhe shqiptarë, të cilët bënë çmos për të shpëtuar deputetët shqiptar dhe ata maqedonas.

-Advertisement-

Abdylfetah Alimi, punonjës i sigurimit nga Orizarja e Kumanovës, shpëtoi Ziadin Selën nga duart e dhunuesve, duke e fshehur në një dhomë

Llokman Selimi, efektivi i Forcave Speciale të Maqedonisë nga Haraçina, u dëmtua në përleshje me protestuesit duke mbrojtur deputetët.

Edhe Afrim Zulfiu nga fshati Siniçan i Tetovës, pësoi fatin e njëjtë.

Këta të rinj dhe shumë të tjerë, emrat e të cilëve nuk i dijmë, atë natë bënë më së miri detyrën si punonjës dhe si shqiptarë pë të mbrojtur jetët e deputetëve.

Ata ndoshta kanë preferenca të ndryshme partiake, por bënë gjënë e duhur, duke mbrojtuar deputetët e rrezikuar.

Shikoni më sipër videon. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera