Sport

“Shqiponjat” na bënë zemrën mal, krenar me Xhakën, Shaqirin, Behramin dhe Xhemailin

Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 03 July 2018

Kombëtarja e Zvicrës ku u paraqitën me plot sukses edhe katër futbollistët shqiptar është eliminuar nga garat e mëtejme të kampoinatit botëror Rusia 2018-të, shkruan GazetaFokus.

Zvicëra garoi në Grupin E së bashku me Brazilin, Serbinë dhe Kosta Rikën.

Kombëtarja zvicërane kaloi me sukses grupin së bashku me Brazilin duke eliminuar kështu Serbinë dhe Kosta Rikën.

-Advertisement-

Djelmoshat shqiptar Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili na bënë krenar me paraqitjet e tyre në Rusia 2018, të cilët bënë jehonë të madhe në mbarë botën me festën e tyre me shqiponjë.

Ndeshjen e parë Zvicëra barazoi ndaj super fuqisë së futbollit botëror Brazilit me rezultatin 1:1, me golin e shënuar nga Zuber, më pas erdhi përballja me Serbinë e cila ishte sikur një finale e madhe e të cilën e fituan me plotë meritë dhe angazhim të madh me rezultatin 2:1, me golat e Shaqirit dhe Xhakës të cilit festuan golat me shqiponjë e që ngriti reagime të ndryshme nga mbarë bota.

Ndeshja e tretë ishte ajo kundër Kosta Rikës që u mbyll pa fitues me rezultatin 2:2, me golat e Xhemailit dhe Drmic.

Ndërsa ndeshja e fundit ndaj Suedisë në kuadër të 1/8 së finale sjelli eliminimin e  Zvicrës e cila pësoi humbje me rezultatin 1:0, edhe përkundër paraqitjes së mirë.

Futbollistët shqiptar ishin vendimtarët për suksesin e Zvicrës, të cilët eliminuan një kombëtare si ajo e Serbisë në një ndeshje e cila mund të themi se ishte më e rëndësishmja e këtij kampionati.

Kujtojmë se Federata e Futbollit Botëror FIFA, kishte vendosur që t`i gjobisë me nga 10 mijë franga dyshen shqiptare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pasi që ata festuan golat e tyre me shqiponjën dy krenare, në ndeshjen që Zvicra e fitoi 2:1, përballë Serbisë.

Pas kësaj me iniciativen e Rilind Rekas u themelua fondacioni për të mbledhur parat me qëllimin për të paguar dënimin e Xhakës, Shaqirit dhe Lichstainerit.

Kjo iniciativ doli të jetë e qëlluar pasi mbledhja e fondeve u arrit për 24 0rë.

Si do që të jetë këta djemosha na bënë krenar të gjithve me paraqitjen e tyre në kampionatin botëror Rusia 2018.

Ne ju sjellim golat dhe festën e paharruar të Xhakës dhe Shaqirit në fitoren e madhe përball Serbisë. /GazetaFokus.

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera