“Shqipëria nuk ka synim kualifikimin në Kampionatin Evropian”
Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 25 September 2017
Përfaqësuesja U19 ka filluar grumbullimin për t’u përgatitur për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian.
Në konferencën për media, trajneri Erjon Bogdani nuk ka dashur të ushtrojë presion ndaj lojtarëve, duke përjashtuar objektivin sportiv të skuadrës në këto ndeshje.
Ai thotë se ai dhe federata nuk kanë objektiv kualifikimin.
“Federata dhe unë nuk kemi ndonjë objektiv kryesor për kualifikim në këto kualifikuese. Për këtë arsye, ne kemi si qëllim që të luajmë sa më mirë, të marrim maksimumin dhe të prodhojmë sa më shumë lojtarë për ekipin Shpresa, apo Kombëtaren U21 dhe Kombëtaren A”, tha Erjon Bogdani, trajner i Kombëtares U19.
Shqipëria ndodhet në grupin e 12 në këto kualifikuese, së bashku me Malin e Zi, Norvegjinë dhe Ukrainën. Ndeshjet do të luhen në stadiumin “Selman Stërmasi”, duke filluar nga ajo me Ukrainën më 4 tetor, për të vazhduar më pas më 7 tetor me ndeshjen përballë Malit të Zi, e më 10 tetor ndeshja e fundit kundër Norvegjisë.
Ndërkohë, në fillim të muajit tetor do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të kualifikuese të Botërorit “Rusi 2018”, të përfaqësueses A kundër Spanjës dhe Italisë, për të cilat Bogdani mendon se kemi shpresa për të marrë pikë.
“Mendoj se ndaj Italisë, në ndeshjen që do të luajmë në Shkodër, kemi mundësi që të bëjmë një paraqitje të mirë dhe të marrim një rezultat pozitiv, ndërsa kundër Spanjës nuk kam shpresa”, tha Erjon Bogdani.
Të tjera
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...