Sport

Shqipëria në telashe, lëndohet edhe Andi Lila

Autori: Gazeta inFokus 19:06 | 06 October 2017

Andi Lila nuk do të jetë i gatshëm në sfidën e sotme ndaj Spanjës.

Si të mos mjaftonte mungesa e Strakoshës, Abrashit, Cikalleshit, Mavrajt, Roshit dhe Kukelit, në infermierinë e Kombëtares shqiptare është shtuar edhe një tjetër futbollist.

“Supersport” mëson nga Spanja se mesfushori kavajas Andi Lila nuk do të jetë i gatshëm në sfidën e sotme ndaj Spanjës, pasi ka pësuar një tërheqje muskulore.

Dëmtimi i Lilës pak orë para ndeshjes, duket se ka shkaktuar dhimbje koke për trajnerin Panucci, i cili i ka tepër të reduktuara zgjedhjet ne krahun e djathtë.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera