Shqipëria ndër shtetet me borxhin më të lartë në Europë

Autori: Gazeta inFokus
08:36 | 26 April 2022
Shqipëria u rendit e 11-ta në Europë në vitin 2021 për nivelin e lartë të borxhit publik, në raport me madhësinë e ekonomisë.
Sipas Ministrisë së Financave borxhi publik në vitin 2021 ishte 78.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).
Të dhënat e tjera të Eurostat e rendisin Shqipërinë pas Greqisë, Italisë, Portugalisë, Spanjës, Francës, Belgjikës, Qipros, Malit të Zi, Austrisë dhe Kroacisë (shiko grafikun në fund). Ndërsa në rajon, Shqipëria është e dyta, pas Malit të Zi.
Vendet e tjera të rajonit kanë nivele më të ulëta të borxhit, Serbia dhe Maqedonia e Veriut me nga 58% të PBB-së, Bosnja në 36% dhe Kosova ka ndër borxhet më të ulëta të Europës, me 22% të PBB-së.
Të gjitha vendet e rritën me shpejtësi borxhin në vitin 2020, me synim për të gjallëruar ekonominë pas pasojave të pandemisë. Në Shqipëri borxhi u rrit me gati 10 pikë përqindje dhe ai vijoi të mbetej i lartë dhe në 2021. Ndonëse borxhi u rrit me ndër ritmet më të lart atë Europës, mbështetja e ekonomisë për pandeminë ishte më e ulët në Europë, me më pak se 1% e PBB-së, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Aftësia e një vendi për të paguar borxhin është e varur nga konkurrueshmëria e tij. Sa më e ulët të jetë ajo, aq më e ulët është aftësia paguese. Shqipëria renditet nga Forumi Ekonomik Global si vendi me konkurrueshmërinë më të ulët në Europë.
Si Banka Botërore ashtu dhe FMN e kanë këshilluar shpesh qeverinë shpesh qeverinë shqiptare që të tregohet e kujdesshme me shpenzimet dhe konsolidimin fiskal. Banka Botërore, në raportin e fundit për Europën Qendrore dhe Azinë ”Lufta në Rajon”, është shprehur e ashpër lidhur me nivelin e lartë të borxhit të Shqipërisë dhe ka paralajmëruar se rifinancimi i tij mund të jetë në rrezik dhe se qeveria mund të detyrohet që të reduktojë shpenzimet e saj kapitale, shkruan Monitor.
“Në skenarin bazë, borxhi publik pritet të bjerë lehtësisht në 78.1% të PBB-së në vitin 2022 dhe në mënyrë më të konsiderueshme në periudhën afatmesme. Megjithatë, bilanci fiskal mund të përkeqësohet më tej, nëse mjedisi ndërkombëtar do të jetë i pafavorshëm, duke e detyruar qeverinë të shkurtojë shpenzimet kapitale për të parandaluar një rritje të raportit të borxhit ndaj PBB-së”, paralajmëron banka.
Borxhi në Europë
Sipas Eurostat, në fund të tremujorit të katërt të vitit 2021, raporti i borxhit të qeverisë ndaj PBB-së në eurozonë ishte 95.6%, krahasuar me 97.5% në fund të tremujorit të tretë 2021. Në BE, raporti gjithashtu u ul nga 89.9%. në 88.1%.
Për eurozonën, ulja e raportit të borxhit të qeverisë ndaj PBB-së vjen si pasojë e rritjes së PBB-së dhe një rënie të lehtë të borxhit nominal në terma absolutë, ndërsa për BE-në borxhi nominal vazhdoi të rritet lehtë, por u tejkalua nga rritja në GDP.
Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020, raporti i borxhit të qeverisë ndaj PBB-së ra si në eurozonë (nga 97.2% në 95.6%) dhe në BE (nga 90.0% në 88.1%). Ulja erdhi për shkak të rritjes së PBB-së që tejkalon rritjen e borxhit të qeverisë./Monitor/

Të tjera
-
Mendimi për motin: Mundësi që prilli e maji të kenë më shumë të reshura, temperaturat mbi mesatare
Mendimi për motin – 17.03.2025 – Trendet stinore Sipas trendeve stinore, t...
-
Franca goditet nga tërmeti
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi zonën pranë qytetit francez të Nisë sonte....
-
Ekstradohet nga Spanja ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha
Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, ka mbërritur në aeroportin nd...
-
Bllokohet mbyllja e USAID, një gjykatës federal gjen shkelje të kushtetutës
Gjykatësi federal i SHBA-së Theodore Chuang ka vendosur që Elon Musk dhe Depa...
-
Sadiku: Qeveria s’duhet të kursejë asgjë që t’i ndihmojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Analisti Ermal Sadiku ka thënë se Qeveria e Kosovës është dashur të mos e kur...
-
Kurti: Aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci do të kontribuojë në sigurinë e rajonit
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia më 18 mars nënshkruan një deklaratë në Tiranë, ...
-
Agim Veliu “kapet” me Lumir Abdixhikun: Nuk ka qare pa tregu se çka ka me mu
Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, deklaroi se Lumir Abdixhiku ka diçka pe...
-
Grabitja te Albi Mall, skena si në filma
Një grabitje me armë ndodhi paraditen e djeshme, afër qendrës tregtare “Albi ...
-
Pranvera vjen të enjten, por temperaturat minimale zbresin deri në -8°C – Moti për këtë javë
Pas masave të ftohta polare që sollën ulje të theksueshme të temperaturave si...
-
Ramiz Lladrovci: Pres që familja Jashari ta ngushëllojë familjen Thaçi gjatë tri ditëve të pamjes
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, për “Front Online” ka folur lidhur me m...
-
Vjen reagimi i parë nga Zelensky pas dakordimit të Rusisë për armëpushim
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar ndaj telefonatës mes pre...
-
Kosova në pozicion paszgjedhor: Asnjë diskutim zyrtar për qeverinë e re
Ngërçi paszgjedhor në Kosovë vazhdon, pa asnjë diskutim zyrtar për qeverinë e...