Sport

Shqipëria mbetet në pozitën e njëjtë në renditjen e FIFA-s

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 29 November 2018

Sot është publikuar renditja e fundit për muajin nëntor nga FIFA sa i përket kombëtareve të futbollit, dhe Kombëtarja e Shqipërisë ka mbetur në pozitën e njëjtë, atë të 60-tën.
Skuadra e drejtuar nga Cristian Panucci ka 1372 pikë, një më shumë se Burkina Fasso dhe dy më pak se Bolivia në pozitën e 59-të,

Shqipëria është në pozitën e fundit të Grupit 1 në Ligën C në kuadër të Ligës së Kombeve me vetëm tre pikë, pasi ka realizuar vetëm një fitore dhe ka pësuar tri disfata.

Sipas rregullores së UEFA-s, bien nga Liga C të gjitha skuadrat që renditen në vendin e fundit te grupet me nga 4 skuadra, si dhe vendi i tretë me renditje më të dobët. Në këtë rast merren për bazë pikët e grumbulluara me dy skuadrat e para të Grupit. Për shkak se Shqipëria ishte në grup me vetëm tri skuadra, ajo shpëtoi nga rënia në Ligën D, për shkak se pozicionohej më mirë se Mali i Zi dhe Qipro.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera