Sport

Shqipëria mbërrinë në Strumnicë, diçka e pazakontë në qytet (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 04 September 2017
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Strumica të Maqedonisë,ku është akomoduar në hotelin Gligorov, një nga dy hotelet e qytetit të vogël.
Ndonëse po afron ndeshja, në qytet nuk ka ndonjë atmosferë të veçantë dhe ka shumë pak lëvizje.

Me siguri gjithçka do të ndryshojë nesër, sepse priten shumë tifozë sidomos nga Shkupi, ndërsa do të jenë të pranishëm edhe 450 tifozë shqiptarë.

Masat e sigurisë për kombëtaren kuqezi janë të jashtëzakonshme, me polici të shtetit dhe polici private, ndërkohë që edhe filmimi me kamera e me telefonë është i vështirë, pasi herë pas here rojet e sigurisë kërkojnë ndalimin e filmimeve.

 

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera