Sport

Shqipëria humbet 2-1 në Izrael, supergoli i Uzunit nuk mjafton

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 24 September 2022

Shqipëria ka humbur me rezultatin 2 me 1 në Izrael, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.

Por në 40 sekondat e nisjes së pjesës së dytë, ishte Izraeli që shënoi duke mposhtur mbrojtjen kuqezi dhe dërgoi topin në rrjetë.

Tekniku italian i kombëtares, Reja u mundua t’i jepte tjetër ritëm ekipit përmes zëvendësimeve.

-Advertisement-

Në minutën e 77’ u futën në lojë Myrto Uzuni dhe Enea Mihaj. Ishte Myrtaj ai që shënoi një supergol në minutën e 89’, duke i dhënë zemër ekipit kuqezi dhe duke barazuar rezultatin 1 me 1.

Por gëzimi zgjati fare pak. Në minutën 92’ Izraeli shënoi golin e dytë duke kaluar në avantazh dhe duke shuar shpresat për Shqipërinë.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy