Lajme

Shqipëria fiton dhe medaljen e dytë në Olimpiadë

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 11 August 2024

Shqipëria e fitoi medaljen e dytë historike në Lojërat Olimpike.

Kjo u arrit pasi Islam Dudaev, triumfoi në finalen e Bronzit për peshën deri në 65 kg.

Mundësi çeçen që përfaqëson Shqipërinë, e mposhti në finale rusin që përfaqëson Hungarinë, Ismail Musukaev, me rezultat 13-12, raporton Top Channel.

-Advertisement-

Kështu u arrit medalja e dyte historike në Lojërat Olimpike e Shqipërisë, sërish në mundje, pas asaj që e fitoi Chermen Valiev, mbrëmjen e djeshme.

Këtë herë Shqipëria i mbyll Lojërat e Parisit, duke u larguar me dy medalje si asnjëherë më parë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, tha se kush di t.ë gëzohet le të gëzohet me shumicën dërrmuese të shqiptarëve.

“Kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq”, shtoi ai në statusin e tij në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera