Sport

Shqipëria e Panuccit përballë Ukrainës së Shevchenkos

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 27 March 2018

Loja e zhvilluar në miqësoren përball Norvegjisë ishte problemi më i madh se rezultati. E për këtë arsye nevojiten të tjera teste para fillimit të Ligës së Kombeve.

Mësohet se Shqipëria do të zhvillojë dy miqësore të tjera para startimit të Botërorit Rusi 2018, e konfirmohet se një prej tyre do të jetë përballë Ukrainës.

Përfaqësuesja shqiptare do të zhvillojë një tjetër mini fazë përgatitore pas rreth dy muajsh në Zvicër ku pritet të zhvillojë dy ndeshje miqësore.

-Advertisement-

Kundërshtari i parë është gjetur, e ajo do të jetë Ukraina e drejtuar nga Andriy Shevchenko, ndeshje e cila do të luhet më 2 qershor.

Ndërkohë bëhet e ditur se që FSHF është në kërkim të një tjetër kundërshtari për datën 29 maj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera