Sport

Shqipëria e mund Kosovën, ia vështirëson punët për kualifikim në Euro 2021

Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 15 October 2019

Ekipi kombëtar U21 i Kosovës ka bërë një hap prapa në përpjekje për ta siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të vitit 2021, pas humbjes 2:1 kundër kombëtares motër U21 të Shqipërisë.

Goli i vonshëm i futbollistit të talentuar të Ballkanit, Blendi Baftiu, nuk mundi t’ia parandalojë Kosovës humbjen e dytë radhazi në Grupin 3 kualifikues, pasi dy golat e Shaqir Tafës dhe Arbnor Mucollit i mjaftuan Shqipërisë për ta arritur fitoren e parë në këtë fushatë kualifikuese të martën në Elbasan.

Kjo humbje nënkupton se Kombëtarja dardane tani ngel një pikë prapa vendit të dytë, Anglisë që i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara dhe katër prapa lideres, Austrisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera