Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 27 November 2024
Shqipëria ka të gjithë shanset për të plotësuar në kohë detyrat e kërkuara nga Bashkimi Europian, për t`u bërë pjesë e familjes së madhe brenda 2030-ës, tha të mërkurën kryeministri Edi Rama.
Shefi i qeverisë foli në takimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin.
Ai shtoi se Komisioni është bërë pa të drejtë shënjestër akuzash e insinuatash, megjithëse qëllimi i krijimit të tij ka qenë suksesi në negociatat me Brukselin. Në këtë rrugëtim, Kuvendi do të marrë një rol prijës, u shpreh kryeministri.
“Ky Komision është një instrument i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm për suksesin tonë në procesin e anëtarësimit dhe për suksesin tonë në negociata, sepse në bashkimin Europian ne nuk shkojmë si qeveria e Shqipërisë që i përfaqëson të gjithë, por si një front institucionesh që përfaqësojnë tre pushtete, që në marrëdhënie me njëri-tjetrin kanë hapësira, por edhe kufij. Koordinimi i gjithë këtij fronti dhe ecja në mënyrë uniforme e performancës së gjithë institucioneve mund të garantohet vetëm nëse Kuvendi bëhet një udhëkryq ku të gjitha forcat që ndërveprojnë në emër të shtetit, pikëtakohen, dhe nga ana tjetër të gjitha këto forca mund të japin llogari sepse mund t’u kërkohet llogari.
Ky është thelbi i procesit. Nëse në ecurinë e negociatave përparon qeveria dhe nuk përparon një iks institucion, agjenci apo strukturë që nuk është nën urdhrat e qeverisë, atëherë kush është autoriteti dhe cili është instrumenti që ky institucion të vendoset përpara përgjegjësisë publike dhe patriotike për të dhënë llogari. Askush dhe askund përveçse në Kuvendin e Shqipërisë mund t’i kërkohet një force tjetër,” deklaroi z. Rama.
Një nga detyrat që i është lënë qeverisë shqiptare për të plotësuar ambicien për BE-në është çështja e pronave. Kryeministri Rama vlerësoi progresin e arritur, por tha se shumë mbetet për të bërë.
“Për sa kohë pikëmbërritja jonë është ulja në tryezë me Bashkimin Europian faktikisht volumi i punës për t’u bërë është jo vetëm shumë më i madh, por edhe i panegociueshëm. Këto nuk janë negociata, por detyra shtëpie, sepse jemi ne që duam të hyjmë në shtëpinë e tyre dhe jo ata që të vijnë në shtëpinë tonë. Nëse ne i zbatojmë si duhet gjithë këto detyra ky shtet do të jetë përfundimisht një shtet me standardet e një vendi të Bashkimit Europian. Ne nuk do e marrim Shqipërinë ta çojmë në Bruksel, por Europën do ta fusim në Shqipëri, në të gjitha gjymtyrët e shtetit duke garantuar lirinë individuale, sundimin e ligjit dhe procesin demokratik në të gjitha aspektet.
Sot është plotësisht e mundur që të realizojmë ambicien për t’u anëtarësuar në BE edhe duke plotësuar të gjitha kriteret që lidhen me pronën, sepse sot kemi me vete bekimin e kohës falë teknologjisë (shën. inteligjencën artificiale). Nëse nuk do të kishim këtë bekim, të gjitha këto procese do të merrnin shumë më tepër kohë,” tha kreu i qeverisë.
Të tjera
-
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë, u takon lavdia e përjetshme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila aktualisht po qëndron për vizitë ...
-
Ish-ministrat Shala e Krasniqi deklarohen të pafajshëm lidhur me akuzat për korrupsion
Dy ish-ministrat e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala dhe Vesel Krasniqi, ...
-
Skandaloze: Mësuesi në Prishtinë nuk e lë nxënësen të hyjë në shkollë për shkak të veshjes kombëtare
Erdhi në shkollë për të vijuar mësimin sikurse çdo ditë tjetër. Mirëpo, të...
-
Shërohet trevjeçarja nga Prishtina e cila ishte diagnostikuar me tumor
Trevjeçarja Nina Dragusha, është shëruar plotësisht. Ajo qëndroi për trajt...
-
Abdixhiku takon ambasadorin Sprecher, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvillua...
-
Qeveria australiane miraton projektligjin, fëmijëve u ndalohet përdorimi i rrjeteve sociale
Dhoma e Përfaqësuesve në Australi miratoi të mërkurën një projektligj që do t...
-
“Dita e Forcës”, me fotografi të Adem Jasharit e me uniformë të UÇK-së, pamje të mrekullueshme të fëmijëve në kazermën e FSK-së në Prishtinë
Në ditën e forcës kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë ka hapur dyert për qyte...
-
Çadraku në Hagë: Thaçi dhe Veseli nuk kishin aktivitet ushtarak e operacional
Dëshmitari Halil Çadraku tha në Hagë se asnjëherë nuk ka parë në ndonjë shkri...
-
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacio...
-
Arben Krasniqi emërohet sekretar i Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit
Arben Krasniqi është emëruar sekretari i përgjithshëm në Zyrën e Kryeministri...
-
Konfirmohet përbërja e re e Komisionit Evropian, mandati 5-vjeçar me në krye Ursula von der Leyen nis më 1 dhjetor
Parlamenti Evropian me shumicë votash ka konfirmuar të mërkurën përbërjen e r...
-
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guangjusë
Duket se Champions League e Azisë është kthyer në kompeticionin e preferuar t...