Shqipëri, SPAK nis procedurat pas kallëzimit për hetimin e protestës së 21 janarit

Autori: Gazeta inFokus
19:54 | 25 January 2023
Në Tiranë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i bëri sot të ditur “Zërit të Amerikës” se kallëzimi i ardhur më 23 janar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në lidhje me ngjarjet e 21 janarit të vitit 2011, i është nënshtruar shortit për vazhdimin e procedurave të mëtejshme.
Hetimet e reja të SPAK-ut mbi protestën e 12 viteve më parë, ku humbën jetën 4 protestues dhe u plagosën shumë të tjerë, janë bazuar në disa komunikime në radiot e drejtuesve të Gardës së Republikës, të bëra publike nga gazetari Artan Hoxha.
Në kallëzimin e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja në SPAK kërkohet të hetohen roli i ish kryeministrit Sali Berisha; ish ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish komandantit të Gardës së Republikës, Andrea Prendi; si dhe gjithë zinxhirit tjetër të Gardës së Republikës për 21 janarin.
Po sot, oficerët e policisë gjyqësore të sektorit të vrasjeve në kryeqytet, shkuan për të kërkuar të dhëna të reja në banesën e familjarëve të Aleks Nikës, që ishte njëri nga 4 të vrarët gjatë protestës së 21 janarit të 12 vjetëve më parë.
Xhaxhai i tij, Mark Nika, u ka bërë me dije mediave se zotëron audio-regjistrimet e gazetarit Artan Hoxha, ku dëgjohen komunikime me radio të komandantëve të Gardës së Republikës më 21 janar, kur ishin përballë protestuesve.
Por Nika nuk pranoi t’ia japë audio-regjistrimet policisë gjyqësore, duke u shprehur se familja ka besim vetëm tek SPAK-u dhe se do t’ia dorëzojë ato vetëm këtij institucioni.
Jo zyrtarisht mësohet se Nika ka zhvilluar një takim me drejtuesin e SPAK-ut.
Prokuroria e Tiranës nga ana e saj, njoftoi disa ditë më parë se edhe ajo po kryente verifikime të audio-regjistrimit.
Në vitin 2020 prokuroria i kishte pezulluar hetimet për 21 janarin, pasi nuk kishte arritur të identifikonte autorët e dy prej vrasjeve, por më 2021 i rihapi ato dhe aktualisht ka nisur verifikimin e dhënave të publikuara nga audio-regjistrimi.
Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se 21 janari ishte një përpjekje për grusht shteti dhe marrje të pushtetit me dhunë nga socialistët dhe se të dhënat e reja janë të manipuluara.
Mijëra protestues iu bashkuan demonstratës së thirrur nga Partia Socialiste më 21 janar 2011, pas njoftimeve për korrupsion të qeverisë Berisha në disa afera, që u shfaqën në një video regjistrim të ish ministrit të ndjerë Dritan Prifti, ku shfaqej me një bllok shënimesh ish zëvendës kryeministri Ilir Meta./voa/

Të tjera
-
Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë
Një 80 vjeçare është gjetur pa shenja jete të enjten në Prishtinë, konkretish...
-
Kraki: Nuk i kemi numrat për konstituimin e Kuvendit, për qeveri po
Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki, që vepron brenda Grupit Parlamentar të ...
-
Policia: Dëme të mëdha nga zja*rri në zonën industriale të Prishtinës, qytetarët të shmangin zonën
Një zjarr ka përfshirë sonte një objekt të një kompanie në zonën industriale ...
-
60-vjeçarja rrezikonte të mbytej në plazhin e Himarës
Një grua rreth 60 vjeçe ka rrezikuar të mbytet pasditen e së enjtes në plazhi...
-
Djali i Jakup Krasniqit: Biseda private me babanë për përfshirje në politikë s’barazohet me deklaratat e Kurtit
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka thënë se një bisedë private dhe të sinq...
-
Digjen depot e IPKO-s në Fushë Kosovë, nuk dihet ende për të lënduar
Një zjarr i madh ka shpërthyer në depot e IPKO-s në Fushë Kosovë, ku flakët k...
-
Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së
Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ...
-
Kusari-Lila thotë se janë pajtuar me Osmanin për angazhim që Kuvendi të konstituohet sipas afatit të Gjykatës
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, njofton se në takim me pres...
-
PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës në Lipjan
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot...
-
Kriza energjetike, KEK pezullon tenderin 137 milionësh për rehabilitimin e “Kosova A”
Korporata Energjetike e Kosovës ka pezulluar tenderin për rehabilitimin dhe m...
-
Eugen Cakolli nga KDI: Retorika për ndikimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, më shumë i ndihmon Prokurorisë sesa debatit në Kosovë
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka komentuar zhvillime...
-
Osmani pas takimit me partitë e tjera: Të gjendet rrugëdalja për konstituim të kuvendit
Presidentja Osmani mbajti takime konsultative me liderët e partive: President...