Shqipëri – Skocisë, policia publikon masat e sigurisë
Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 16 November 2018
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, do të marrë një sërë masash teknike dhe organizative për, sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit.
Këtë të shtunë në Shkodër, do të zhvillohet ndeshja ndërkombëtare e futbollit, e vlefshme për Kampionatin Europian 2020, ndërmjet përfaqësueseve të Shqipërisë dhe Skocisë, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, do të marrë një sërë masash teknike dhe organizative për, sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit, duke synuar një mbarëvajtje të aktivitetit sportiv.
Në kuadër të këtyre masave të parashikuara, informojmë qytetarët e qytetit Shkodër tifozerinë vendase dhe tifozeritë e ardhur nga Skocia, dhe treva të tjera, që do të ndjekin ndeshjen në stadiumin “Loro Boriçi” se, DVP Shkodër, për mbarëvajtjen normale të aktivitetit sportiv, do të marrë disa masa ndaluese dhe kufizuese mbi qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të, si më poshtë vijon:
1. Për lëvizjen e automjeteve dhe parkimin e tyre do të përdoret Unaza e Qytetit Shkodër, si nga krahu lindor ashtu edhe nga krahu perëndimor.
2. Për parkim të automjeteve në qytetin Shkodër do të përdoren këto vende:
▪ Sheshi “Mehmet Shpendi” tek ish Ndërmarrja e Fermentimit.
▪ Gjatësia e rrugës së Shkollës së Mesme Industriale “Arben Broci”.
▪ Sheshi tek stacioni i trenit të udhëtarëve.
▪ Sheshi dhe rruga tek “Fusha e Druve” në unazën lindore.
3. Në rrugën “Bujar Bishanaku”, (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 10:00 do të ketë ndalim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.
4. Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se kjo rrugë do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje-daljes së tifozave vendas dhe të huaj.
5. Në aksin bulevardi “Zogu i Parë” (ose sheshi Parrucë deri tek “Ish 5-Heronjtë”), duke filluar nga ora 10:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.
6. Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugën “B. Bishanaku” dhe anasjelltas, nga ora 10.00 deri në ora 24.00.
7. Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën “Zyhdi Repishti” (rruga e ish poligonit të qitjes) nga ora 10.00 deri në orën 24.00.
8. Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën e tregut industrial dhe fruta-perime në Zdrale nga ora 10.00 deri në orën 24.00.
9. Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore:
o “Xhabije – Parrucë”
o “Sheshi 2 Prilli – Parrucë”
o “Kryqëzimi i ish degës – Ish 5-Heronjtë”
o “Kryqëzimi i Rusit – Ish 5-Heronjtë”
10. Aktiviteti sportiv është parashikuar të fillojë në orën 20.45 dhe hyrja e tifozerisë, me qëllim shmangien e konfuzionit, do të nisë në orën 17.00.
11. Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe paisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë.
12. Njoftojmë administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregëtar përreth dhe në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” të tregohen mirëkuptues duke i mbyllur aktivitetet në orën 14.00.
13. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, kërkon mirëkuptimin komunitetit shkodran dhe drejtuesve të automjeteve, të shmangin zonën ku zhvillohet aktiviteti sportiv duke përdorur akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë.
Të tjera
-
Ramush Ahmetaj i reagon Lushtakut: E kuptoj hallin tënd, por është i vogël karshi Kosovës
Kandidati i AAK-së për deputet, Ramush Ahmetaj i ka reaguar Mërgim Lushtakut ...
-
Demokratët në Kongres i kërkojnë Bidenit t’i sanksionojë ministrat izraelitë
Gati 90 ligjvënës demokratë i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Joe Bid...
-
Donald Trump i jep post të rëndësishëm Robert F. Kennedy Jr
Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr departamentin e...
-
Komandanti i KFOR-it: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen me mjete ushtarake
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gats...
-
Ismaili: Hamza është lider i prerë dhe di kur duhet të thotë “jo”
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, i ftuar në emisio...
-
Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut mbledhje të përbashkët të hënën në Prishtinë
Të hënën është planifikuar të mbahet mbledhja ndërqeveritare ndërmjet Qeveris...
-
Pjesëtarë të FSK po mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës kanë vazduar trajnimet në Bazën Ajro...
-
Ismaili: Bedri Hamza nuk është vetëm kandidati më i mirë i PDK-së, por kandidati më i mirë në Kosovë për situatën e tanishme
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili ka thënë se ...
-
“Zejtini, gruni, zdravo, kunatat, edukata seksuale”, Matoshi-qeverisë: Qysh keni me dalë para popullit?
Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Halil Matoshi ka vlerësuar se Qeveri...
-
“Kakofoni – Sa më shumë mjegull, duke mos thënë asgjë” – Baton Haxhiu për fushatën e Kurtit
Gazetari Baton Haxhiu ka folur për fushatën e VV’së duke thënë se krijojnë sh...
-
Musliu-Shoshi nesër dërzon në Prokurorinë Speciale padi ndaj MPJ-së
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës ...
-
Kusari-Lila dënon thẹrjen me thịkë në Ferizaj: Institucionet duhet ta hetojnë rastin
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me...