Shqipëri – Franca në “Arena Kombëtare”: Ja sa pritet të kushton një biletë
Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 19 October 2019
Shqipëri-Francë do të jetë ndeshja e parë zyrtare dhe inauguruese në stadiumin më të ri në Shqipëri, në “Arenën Kombëtare” të kryeqytetit. Ndërkohë që kanë mbetur edhe dy ndeshjet e fundit për eliminatoret e kampionatit Europian, Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me qeverinë kanë vendosur që ndeshjen mes Shqipërisë dhe Andorrës, 3 ditë përpara ndeshjes me Francën, më 14 nëntor, ta zhvillojnë në “Elbasan Arena”
Sipas asaj që raporton “Top Channel”, kjo është një zgjedhje për t’i lënë ekskluzivitetin e inaugurimit të “Arenës Kombëtare” një ndeshjeje të madhe si ajo mes Shqipërisë dhe Francës më 17 nëntor. Por pa mbërritur deri atje, më 3 nëntor do të jetë testi zyrtar i impiantit të ri më të madh dhe më modern sportiv në vend.
Përfaqësues të UEFA-s që do të monitorojnë dhe kontrollojnë çdo sistem të këtij impianti të ri do të jenë të pranishëm në Tiranë për ndeshjen mes Vllaznisë dhe Apolonisë, një takim ky i vlefshëm për kampionatin e femrave. Gjithashtu bëhet me dije se biletat e ndeshjes inauguruese të stadiumit për ndeshjen me Francën do të jenë me një çmim mesatar prej 2200 lekësh.
Çmimi më i lirë që do të dalë në shitje për këtë ndeshje do të jetë 1500 lekë dhe më i shtrenjti 5000 lekë. Ndërkohë që nuk do të dalë në shitje fare tribuna kryesore e “Arenës Kombëtare” për ndeshjen me Francën, pasi pjesa më e madhe janë ftesa, për UEFA-n, qeverinë, sponsorët dhe bashkëpunëtorët e FSHF-së
Të tjera
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...