Lajme

Shqipe Selimi: Serbia dëshiron t’i ikë përgjegjësisë nga Banjska

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 22 Tetor 2026

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Shqipe Mehmeti Selimi ka kritikuar fjalimin e ministrit të Jashtëm serb, Marko Gjuriq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, duke thënë se shteti serb po dëshiron t’i largohet përgjegjësisë nga sulmi terrorist në Banjskë.

Ajo në foltoren e Kuvendit tha se Gjuriq nuk tregoi se pse Milan Radoiçiq vazhdon të mbetet i lirë dhe të mos i dorëzohet drejtësisë në Kosovë.

“Në mbledhjen e Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq foli për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë, por nuk foli për Milan Radoiçiqin organizatorin e sulmit terrorist në Banjskë ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Nuk tregoi pse Radoiçiqi vazhdon të jetë i lirë në Serbi, pse nuk i dorëzohet drejtësisë në Kosovë…”, u shpreh mes tjerash deputetja e LVV-së.

-Advertisement-

Më tej, ajo tha se Gjuriqi, në këtë seancë, u kujdes të fliste për familjen e Alleksandar Vuçiqit, i cili ishte ministër i Informacionit në regjimin e Millosheviqit.

“Në vend që të jepte përgjigjje për përgjegjësinë e shtetit serb në sulmin e Banjskës, ai zgjodhi të fliste për familjen e presidentit të tij. Ky nuk është shqetësim për të drejtat e njeriut, është përpjekje për ta zhvendosur vëmendjen nga përgjegjësia e Serbisë te akuzat kundër Kosovës…”, tha Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Shqipe Mehmeti Selimi.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy